Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 27 Janar 2012

Takim sensibilizues për mbrojtjen e mjedisit.

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nëpërmjet Njësisë së Mjedisit dhe në kuadër të projektit të përmirësimit të rrugëve dytësore dhe lokale, në datën 27 Janar 2012, në ambjentet e tij, organizoi takimin me temë "Plotësimi i kritereve mjedisore ,sociale dhe sigurisë rrugore gjatë zbatimit të nënprojekteve të FSHZH". Në këtë takim ishin të ftuar përfaqësues të kompanive kontraktore të cilat kanë nënprojekte nën zbatim, inspektorët, si dhe përfaqësues të kompanisë supervizuese.


Qëllimi i takimit ishte komunikimi i cështjeve më të rëndësishme në lidhje me mjedisin, të cilat përfshijnë komponentët e mëposhtëm:


-      Mbrojtja e mjedisit biologjik;

-      Siguria dhe shëndeti i punonjësve dhe komunitetit;

-      Menaxhimi i trafikut dhe siguria rrugore.


Të tre komponentët e mësipërm janë përbërës të mjedisit, parë në këndvështrimin specifik të zbatimit të projekteve të përmirësimit të infrastrukturës, si gjatë fazës së ndërtimit, ashtu dhe gjatë fazës së funksionimit.


 

Nëpërmjet sesioneve të diskutimeve, u komunikuan dhe u eksploruan rrugët më të përshtatshme për të arritur mbrojtjen e mjedisit paralelisht me zbatimin e nënprojekteve të infrastrukturës.


Ky takim është i pari në një seri takimesh me temë mjedisore, të cilat parashikohen të organizohen në të ardhmen, në kuadër të Qendrës së Trainimeve pranë FSHZH. Gjithashtu ky aktivitet është në vazhdën e aktiviteteve që kryhen nga FSHZH në zbatim të procedurave të ruajtjes së mjedisit që përbën edhe një nga parimet themelore ky mbështetet funksionimi i këtij institucioni.