Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Info & Lajme

Foto Galeri | Video Galeri

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në zbatimin e misionit të tij si një agjenci zhvillimi ka pasur besimin, bashkëpunimin dhe partneritetin e organizmave të mëdhenj financiarë ndërkombëtarë të cilët kanë kontribuar jo vetëm duke ofruar mbështetjen financiare, por duke transmetuar edhe njohuritë dhe praktikat e tyre më të mira për zbatimin e projekteve të infrastrukturës me financim ndërkombëtar.

Foto galeri për projektin e Rrugëve Dytësore dhe Lokale

Programi "Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale", bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe donatorë të tjerë në vlerën 400 milion USD, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si edhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rreth 1500 km rrugë.

Foto galeri për projektin Punët në Komunitet III

Programi "Punët në Komunitet III", synon të përmirësojë kushtet e jetesës për banorët në zonat rurale duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës bazë dhe rritjes së pjesëmarrjes së komunitetit në vendim-marrje dhe forcimit të institucioneve qeverisëse në nivel lokal. Në program janë përfshirë 16 komuna, të cilat janë të shpërndara gjeografikisht, dhe kanë tipare të veçanta të turizmit, por edhe nevoja të ndryshme në aspektin e ndërtimit të kapaciteteve.

Foto galeri për projektin e Ujësjellësve

Ky program ka si objektiv kryesor përmirësimin dhe sigurimin e kushteve të jetesës së popullsis rurale nëpërmjet ndërtimit të 28 ujsjellsve ruralë të cilët do të furnizojnë popullsinë e 50 fshatrave të përfshira në program, me ujë të pastër higjenikisht, në sasi të mjaftueshme, bazuar në mbulimin e kostos së funksionimit dhe mirëmbajtjes dhe tarifave të pranuara shoqërisht.

Foto galeri nga aktivitetet për Sensibilizimin

Projektet për sensibilizimin kanë qenë të shumta, mund të përmenden disa aktivitete. Galeria më poshtë paraqet disa çaste nga këto aktivitete.

Foto galeri nga Trajnimet

Trajnimet kanë qenë të shumta, mund të përmenden shume aktivitete. Galeria më poshtë paraqet disa çaste nga këto aktivitete.

Projekte Komuniteti

Projekte për Komunitetin kanë qenë të shumta, mund të përmenden disa aktivitete. Galeria më poshtë paraqet disa çaste nga këto aktivitete.

Konferenca

Konferencat kanë qenë të shumta, mund të përmenden disa aktivitete. Galeria më poshtë paraqet disa çaste nga këto aktivitete.