Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme
Faqja Kryesore > Info & Lajme > Fjalime/Artikuj

Fjalime/Artikuj


Tiranë, më 5 Shkurt 2015

Rrugėt drejt suksesit: Komuniteti Europian pėrmirėson aksesin nė zonat rurale tė Shqipėrisė... Shkarko...


Tiranë, më 25 Prill 2013 - Intervistë e Z. Benet Beci, Gazeta "Koha Jonë": "Rrugët e kanë bërë Shqiperinë, një vend më të mirë për të jetuar"

"Rruga i bashkon njerezit, rruga i kthen njerezit ne shtepi, i afron tek tregjet, i afron tek punesimi. Rruget per mendimin tim e kane bere Shqiperine nje vend me te mire per te jetuar per te gjithe ne". Keshtu shprehet gjate nje interviste per "KJ", drejtori i Fondit Shqiptar te Zhvillimit, Benet Beci, teksa pervec projekteve te realizuara prej institucionit qe ai drejton, permend para se gjithash edhe impaktin qe ato kane ne jeten reale te njerezve dhe ekonomine e vendit ne teresi. Duke folur edhe mbi investimet qe FSHZH po kryen dhe ato qe pritet te fillojne se shpejti, Beci citon se kilometrat e tera rruge te kryera, kane cliruar potenciale te zhvillimit te cilat deri vone, kane qene ne fakt peng i infrastruktures se munguar duke sjelle qarkullimin ne akset kryesore rurale te vendit drejt tregjeve rajonale, qendrave administrative dhe sherbimeve sociale. "Investimet tona kane sjelle nje impakt te drejtperdrejte, vecanerisht ne zhvillimin ekonomik, uljen e varferise dhe shtimin e punesimit", shpjegon gjithashtu kreu i FSHZH-se.... Shkarko...


Tiranë, më 27- 28 Shtator 2012 - Fjala prezantuese e z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-së, ne Kongresin e Rrugeve

Në radhë të parë doja t’ju përshëndesja për iniciativën që keni marrë për organizimin e këtij Kongresi, duke sjellë bashkë profesionistë dhe aktorë të fushës, për të diskutuar një ndër temat kryesore që kontribuon në zhvillimin e vendit, infrastrukturën rrugore.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që unë përfaqësoj, është një nga institucionet e para që operon në fushën e infrastrukturës vendore e rajonale që prej vitit 1993. Gjatë këtyre viteve nëpërmjet zbatimit të projekteve të infrastrukturës parësore vendore si rrugë, ujësjellës, shkolla, etj, ne kemi kontribuar në mënyrë konstante dhe progresive për përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve lokale si edhe në përmirësimin e qeverisjes në nivel lokal... Shkarko...


Fjala e Zv/kryeministrit Gazmend Oketa në Konferencën e FSHZH-së

Në cilësinë e Kryetarit të Bordit Drejtues të FSHZH-së më lejoni së pari t'ju shpreh mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve në këtë konference, kolegëve ministra, përfaqësuesve të institucioneve financiare partnerë, përfaqësuesve të pushtetit lokal, organizatave joqeveritare dhe medias. Konferenca që organizojmë sot, ka në fokus të saj prezantimin e punës së kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe vlerave që ky institucion ka sjellë e krijuar me eksperiencën e tij 14 vjecare. Por, ne dëshirojmë njëkohsisht, që ky aktivitet të jetë edhe një forum i hapur për të përcjellë shqetësimet dhe idetë tona mbi sfidat e rëndësishme të zhvillimit lokal në Shqipëri... Shkarko...


Fjala prezantuese e z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-së

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një institucion që ka punuar për rreth 15 vite në mbështetje të Qeverisjes Vendore. Puna e tij ka konsistuar në zbatimin e projekteve të infrastrukturës lokale, kryesisht rrugëve rurale, për këtë arsye është parë si institucioni më i përshtatshm për zbatimin e këtij projekti si nga Qeveria Shqiptare ashtu edhe nga Banka Botërore. Si u përmend edhe nga zoti zëvendëskryeministër dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, projekti, fillimin e të cilit po paraqesim sot është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e zonave rurale të vendit. Për të hyrë pak më tepër në detaje, aktivitetet kryesore të projektit do të përfshijnë: Një inventar të plotë e të sakte të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri ... Shkarko...


Fjala e Drejtuesit të Projektit të Transportit të Bankës Botërore në konferencën për shtyp për fillimin e Projektit për Rrugët Rurale dhe Dytësore

Banka Botërore ka një histori të gjatë dhe të suksesshme bashkpunimi në Sektorin e Transportit me Qeverinë Shqiptare, dhe ka kënaqësinë të vazhdojë këtë bashkëpunim, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në përgatitjen dhe zbatimin e Projektit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale. Në zonat rurale të Shqipërisë jeton më shumë se gjysma (55%) e popullsisë, dhe një pjesë e saj është e varfër. Një vëzhgim i fundit ka vënë në dukje se, pas punësimit dhe nivelit të të ardhurave që janë të parat, shumica e të anketuarve kanë konsideruar problemet e infrastrukturës si faktor kryesor që ndikojnë në standartin e tyre të jetesës... Shkarko...


Ministri Pollo: Edhe 180 mln USD për ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale

Ministri i Shtetit Z. Genc Pollo, i cili është edhe kryetari i këshillit, u shpreh gjatë mbledhjes se: "Në këtë mbledhje të këshillit drejtues të FSHZH do të shqyrtojmë financimin e ri për rrugët dytësore që vihet në dispozicion të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, financim me vlerën prej 180 mln USD, i cili i jepet qeverisë shqiptare në formë granti apo huaje të butë nga Bashkimi Evropian, bankat zhvillimore evropiane. Është financimi i dytë, pas atij të parit, që ka qenë në vlerë 107 milionë USD, i mbështetur gjithashtu nga institucionet ndërkombëtare zhvillimore, me të cilin janë realizuar apo janë duke u realizuar 304 km rrugë dytësore dhe lokale në të gjitha qarqet e vendit si psh: Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës; Ura e Gorricës-Mbreshtan-Sinjë, në qarkun e Beratit; Lezhë-Vau i Dejës në qarqet Shkodër dhe Lezhë, e plot të tjera. Pra në këtë mënyrë po realizojmë programin tonë, që parasheh ndërtimin e 1500 km rrugë rajonale dhe lokale, kosto e të cilit është afro 400 mln USD... Shkarko...


Fjala e Znj. Camille Numah, Përfaqësuese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, në konferencën e FSHZH-së

Ashtu si ju mund ta dini, Banka Botërore ka pasur një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm me FSHZH-në që nga themelimi i saj më 1993. Në atë periudhë Banka Botërore po lëvizte për të socializuar dhe lokalizuar ndërhyrjen e saj të zhvillimit. FSHZH-ja mirëpriti dhe implementoi të parin fond social të ngritur në Evropë dhe Azinë Qendrore, me synim mbështetjen e projekteve të vogla të infrastrukturës, bazuar në nevojat lokale duke ofruar edhe mundësi punësimi për popullsinë lokale dhe që filluan t'u japin komuniteteve lokale një kapacitet më të madh për planifikim, marrje vendimesh dhe zbatim të projekteve. Që nga ajo kohë Banka Botërore ka kanalizuar fondet e 5 projekteve për Shqipërinë nga FSHZH-ja tek komunitet lokale, për të ardhur sot tek Projekti i Dytë i Punëve në Komunitet dhe për të vazhduar me projektin e propozuar rishtas të Rrugëve Dytësore dhe Lokale...

Shkarko...