|
|
Fjalime/Artikuj
Fjala e Zv/kryeministrit Gazmend Oketa në Konferencën e FSHZH-së
Në cilësinë e Kryetarit të Bordit Drejtues të FSHZH-së më lejoni së pari t'ju shpreh
mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve në këtë konference, kolegëve ministra, përfaqësuesve
të institucioneve financiare partnerë, përfaqësuesve të pushtetit lokal, organizatave
joqeveritare dhe medias. Konferenca që organizojmë sot, ka në fokus të saj prezantimin
e punës së kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe vlerave që ky institucion ka
sjellë e krijuar me eksperiencën e tij 14 vjecare. Por, ne dëshirojmë njëkohsisht,
që ky aktivitet të jetë edhe një forum i hapur për të përcjellë shqetësimet dhe
idetë tona mbi sfidat e rëndësishme të zhvillimit lokal në Shqipëri. ....
Lexo më shumë...
Fjala prezantuese e z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-së
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një institucion që ka punuar për rreth 15 vite
në mbështetje të Qeverisjes Vendore. Puna e tij ka konsistuar në zbatimin e projekteve
të infrastrukturës lokale, kryesisht rrugëve rurale, për këtë arsye është parë si
institucioni më i përshtatshm për zbatimin e këtij projekti si nga Qeveria Shqiptare
ashtu edhe nga Banka Botërore. Si u përmend edhe nga zoti zëvendëskryeministër
dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, projekti, fillimin e të cilit po paraqesim sot
është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e zonave rurale të vendit. Për të
hyrë pak më tepër në detaje, aktivitetet kryesore të projektit do të përfshijnë:
Një inventar të plotë e të sakte të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri
....
Lexo
më shumë...
Fjala e Drejtuesit të Projektit të Transportit të Bankës Botërore në konferencën
për shtyp për fillimin e Projektit për Rrugët Rurale dhe Dytësore
Banka Botërore ka një histori të gjatë dhe të suksesshme bashkpunimi në Sektorin
e Transportit me Qeverinë Shqiptare, dhe ka kënaqësinë të vazhdojë këtë bashkëpunim,
përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në përgatitjen dhe zbatimin e Projektit të
Rrugëve Dytësore dhe Lokale. Në zonat rurale të Shqipërisë jeton më shumë se gjysma
(55%) e popullsisë, dhe një pjesë e saj është e varfër. Një vëzhgim i fundit ka
vënë në dukje se, pas punësimit dhe nivelit të të ardhurave që janë të parat, shumica
e të anketuarve kanë konsideruar problemet e infrastrukturës si faktor kryesor
që ndikojnë në standartin e tyre të jetesës. ....
Lexo më shumë...
Ministri Pollo: Edhe 180 mln USD për ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale
Ministri i Shtetit Z. Genc Pollo, i cili është edhe kryetari i këshillit, u shpreh
gjatë mbledhjes se: "Në këtë mbledhje të këshillit drejtues të FSHZH do të shqyrtojmë
financimin e ri për rrugët dytësore që vihet në dispozicion të Fondit Shqiptar të
Zhvillimit, financim me vlerën prej 180 mln USD, i cili i jepet qeverisë shqiptare
në formë granti apo huaje të butë nga Bashkimi Evropian, bankat zhvillimore evropiane.
Është financimi i dytë, pas atij të parit, që ka qenë në vlerë 107 milionë USD,
i mbështetur gjithashtu nga institucionet ndërkombëtare zhvillimore, me të cilin
janë realizuar apo janë duke u realizuar 304 km rrugë dytësore dhe lokale në të
gjitha qarqet e vendit si psh: Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës; Ura e Gorricës-Mbreshtan-Sinjë,
në qarkun e Beratit; Lezhë-Vau i Dejës në qarqet Shkodër dhe Lezhë, e plot të tjera.
Pra në këtë mënyrë po realizojmë programin tonë, që parasheh ndërtimin e 1500 km
rrugë rajonale dhe lokale, kosto e të cilit është afro 400 mln USD....
Lexo më shumë...
Fjala e Znj. Camille Numah, Përfaqësuese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore
në Tiranë, në konferencën e FSHZH-së
Ashtu si ju mund ta dini, Banka Botërore ka pasur një bashkëpunim të gjatë dhe
të frytshëm me FSHZH-në që nga themelimi i saj më 1993. Në atë periudhë Banka Botërore
po lëvizte për të socializuar dhe lokalizuar ndërhyrjen e saj të zhvillimit.
FSHZH-ja mirëpriti dhe implementoi të parin fond social të ngritur në Evropë dhe
Azinë Qendrore, me synim mbështetjen e projekteve të vogla të infrastrukturës, bazuar
në nevojat lokale duke ofruar edhe mundësi punësimi për popullsinë lokale dhe që
filluan t'u japin komuniteteve lokale një kapacitet më të madh për planifikim,
marrje vendimesh dhe zbatim të projekteve. Që nga ajo kohë Banka Botërore ka kanalizuar
fondet e 5 projekteve për Shqipërinë nga FSHZH-ja tek komunitet lokale, për të ardhur
sot tek Projekti i Dytë i Punëve në Komunitet dhe për të vazhduar me projektin
e propozuar rishtas të Rrugëve Dytësore dhe Lokale. ....
Lexo më shumë...
|
|