Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte në Zbatim

Gjatë vitit 2011, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton tre programe investimesh:

Projekti i Rrugëve Dytësore dhe Lokale

Programi "Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale", bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe donatorë të tjerë në vlerën 400 milion USD, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si edhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rreth 1500 km rrugë.

Lexo më shumë mbi projektin e rrugëve dytësore dhe lokale

Projekti Punët në Komunitet III

Programi "Punët në Komunitet III", synon të përmirësojë kushtet e jetesës për banorët në zonat rurale duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës bazë dhe rritjes së pjesëmarrjes së komunitetit në vendim-marrje dhe forcimit të instutucioneve qeverisëse në nivel lokal. Në program janë përfshirë 16 komuna, të cilat janë të shpërndara gjeografikisht, dhe kanë tipare të veçanta të turizmit por edhe nevoja të ndryshme në aspektin e ndërtimit të kapaciteteve.

Lexo më shumë mbi Projektin Punët në Komunitet III

Projekti i Ujësjellësve

Ky program ka si objektiv kryesor përmirësimin dhe sigurimin e kushteve të jetesës së popullsisë rurale nëpërmjet ndërtimit të 28 ujësjellësve ruralë të cilët do të furnizojnë popullsinë e 50 fshatrave të përfshira në program, me ujë të pastër higjenikisht, në sasi të mjaftueshme, bazuar në mbulimin e kostos së funksionimit dhe mirëmbajtjes dhe tarifave të pranuara shoqërisht.

Lexo më shumë mbi projektin e Ujësjëllësve