Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Nënprojektet

Nënprojektet

Infrastruktura Rrugore
Deri më sot numri i nënprojekteve të realizuara është 1150 ose 60% e totalit. Impakti kryesor është përmirësimi i shërbimit të transportit dhe përmirësimi i situatës socio-ekonomike.

Lista e rrugëve të finacuara nga FSHZH nga viti 2005 - 2013 ... (Lexo)
Ujësjellësa & Kanalizime (KUZ)
Numri i ujësjellësve të realizuar është 378 ose 20 % e totalit të objekteve të realizuara. Impakt i lartë në përmirësimin e kushteve të jetesës, vešanërisht për gratë dhe të moshuarit.

Lista e Ujësjellësve të financuara nga FSHZH nga viti 2005 - 2013 ... (lexo)
Shkolla, Kopshte & Mjedise sportive
Deri më sot numërohen 123 shkolla & kopshte të rindërtuara ose të ndërtuara nga e para ose 6 % e totalit të investimit. Impakt në rritjen e cilësisë se mësimdhënies dhe shtimin e frekuentimit.
Qendra Shëndetësore
Janë realizuar 45 qendra shëndetësore ose 2% e totalit të investimeve. Qendrat shëndetësore kane rritur aksesin për shërbimin parësor shëndetësor, kryesisht në zonat rurale.
Sisteme Kullimi
Deri më sot janë realizuar 66 projekte të tilla ose 3 % e totalit, duke shtuar mundësitë për prodhim dhe biznes të komuniteteve rurale.
Ura
Deri më sot janë realizuar 51 projekte të tilla ose 3% e totalit. Impakt në rritjen e aktiviteteve sociale dhe diversifikimin e mundësive ekonomike të komunitetit.
Tregje
Deri më sot janë ndërtuar 17 tregje komunale ose 1% e totalit. Impakt në shtimin e mundësive të punësimit dhe të ardhurave të NjQV-ve.
Ndërtesa Publike & Qendra Komunitare
Deri më sot janë realizuar 51 nën-projekte ose 3% e totalit. Rehabilitimi i ndërtesave publike si qendra kulturore, qendra komunitare, etj. ka kontribuar në shtimin e aktiviteteve sociale dhe ka përmirësuar kushtet e jetesës.
Objekte të tjera
Numri i këtyre objekteve arrin në 48, të tilla si: mbrojtje lumore, projekte sociale, projekte mjedisore, parqe etj. ose 2% e totalit.