| |
Faqja
Kryesore > Aktivitete
> Nënprojektet
NënprojektetRrugë Rurale dhe UrbaneDeri më sot numri i nënprojekteve të realizuara është 1000 ose 58% e totalit. Impakti kryesor është përmirësimi i shërbimit të transportit dhe përmirësimi i situatës socio-ekonomike.UjësjellësitNumri i ujësjellësve të realizuar është 279 ose 16 % e totalit të objekteve të realizuara. Impakt i lartë në përmirësimin e kushteve të jetesës, veçanërisht për gratë dhe të moshuarit.Shkolla & KopshteDeri më sot numërohen 103 shkolla & kopshte të rindërtuara ose të ndërtuara nga e para ose 6 % e totalit të investimit. Impakt në rritjen e cilësisë se mësimdhënies dhe shtimin e frekuentimit.Qendra ShëndetësoreJanë realizuar 63 qendra shëndetësore ose 4% e totalit të investimeve. Qendrat shëndetësore kane rritur aksesin për shërbimin parësor shëndetësor, kryesisht në zonat rurale.Sisteme KullimiDeri më sot janë realizuar 66 projekte të tilla ose 4 % e totalit, duke shtuar mundësitë për prodhim dhe biznes të komuniteteve rurale.UraDeri më sot janë realizuar 44 projekte të tilla ose 3% e totalit. Impakt në rritjen e aktiviteteve sociale dhe diversifikimin e mundësive ekonomike të komunitetit.TregjeDeri më sot janë ndërtuar 19 tregje komunale ose 1% e totalit. Impakt në shtimin e mundësive të punësimit dhe të ardhurave të NjQV-ve.KUZDeri më sot janë realizuar 55 objekte të tilla ose 3% e totalit. Ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës dhe shendetit të komuniteteve.Ndërtesa Publike & Qendra KomunitareDeri më sot janë realizuar 28 nën-projekte ose 2% e totalit. Rehabilitimi i ndërtesave publike si qendra kulturore, qendra komunitare, etj. ka kontribuar në shtimin e aktiviteteve sociale dhe ka përmirësuar kushtet e jetesës.Objekte të tjeraNumri i këtyre objekteve arrin në 73, të tilla si: mbrojtje lumore, projekte sociale, projekte mjedisore, parqe etj. ose 4% e totalit. |
|
