Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte në Zbatim

Programi Punët në Komunitet III

Vështrim i përgjithshëm                                

 
Gjatë njëzet viteve të fundit Shqipëria ka bër përparime të dukshme duke kaluar nga një sistem i centralizuar dhe i prapambetur drejt një ekonomie tregu. Sipas INSTAT, për periudhën 1998-2008, vërehet një rritje prej 7,1% në vit e PBB-së reale, e cila është shoqëruar edhe me një ulje të ndjeshme të varfrisë në zonat rurale. Megjithatë, në zonën e rajonit Malor niveli i varfërisë nuk ka shfaqur ndryshime të rëndësishme. Të varfërit janë akoma të përqëndruar në zonat rurale të rajonit Malor. Hendeku i varfërisë ndërmjet zonave rurale malore dhe atyre urbane e bregdetare është thelluar shumë edhe si pasojë e migrimit të popullsisë. Shpopullimi i zonave rurale për arsye të migrimit të popullsisë brenda dhe jashtë vendit bëri që edhe mirëmbajtja e infrastrukturës ekzistuese dhe investimeve të reja të bien ndjeshëm. Vitet e fundit Shqipëria ka patur një rritje të qëndrueshme ekonomike si dhe ka kryer reforma ekonomike, që kanë çuar në qëndrueshmërinë makroekonomike, qeverisjen e përmirësuar, zhvillimin e investimeve në sektorin privat, përftimin e shërbimeve sociale publike, duke e kthyer vëmendjen drejt zonave rurale. Duke qenë e vetëdijshme për varfërinë rurale dhe problemet e infrastrukturës qeveria shqiptare filloi në vitin 1998 bisedimet me Bankën Botërore për projektin Punët në Komunitet I, i cili synonte të zbuste problemet e infrastrukturës nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së vogël socio-ekonomike duke u mbështetur në prioritetet e zhvillimit të qeverisjeve dhe komuniteteve lokale si dhe të ndërtonte dhe forconte kapacitetet e qeverisjes dhe komuniteteve lokale me qëllim nxitjen e zhvillimit të ekonomisë lokale.


SFIDA

Rreth 55% e popullësisë aktuale jeton në zonat rurale dhe rreth 80 % e kësaj popullsie jeton në varfëri . Varfëria e popullsisë rurale shoqërohet me mungesën e shërbimeve bazë të infrastrukturës publike duke penguar zhvillimin e potencialeve ekonomike të këtyre zonave. Mungesa e rrugëve të përshtatshme vështirëson komunikimin me tregjet lokale si dhe aksesin për në qendrat arsimore, shëndetësore e kulturore si dhe paraqet një pengesë serioze për zhvillimin e turizmit. Prandaj edhe rehabilitimi i infrastrukturës rurale është një nga objektivat kryesore të strategjisë kombëtare për zhvillimin rural. Krahas mungesës së infrastrukturës së duhur rurale, një problem tjetër është edhe mungesa e planeve lokale strategjike te cilat do t'i ndihmonin njësitë e qeverisjes lokale në identifikimin e potencialeve të zhvillimit ekonomik. Shumë donatorë duke përfshirë edhe qeverisjen lokale e qendrore investojnë për rehabilitimin e infrastrukturës pa marrë parasysh prioritetet lokale dhe pa u mbështetur mbi një sistem efikas planifikimi. Për më tepër, komunat nuk disponojnë resurset e nevojshme njerëzore dhe financiare për funksionimin dhe mirëmbajtjen e qëndrueshme të infrakstrukturës së përmirësuar. Për këtë arsye Njësitë e Qeverisjes Vendore kanë nevojë për më shumë autonomi në financimin e të ardhurave dhe në marrjen e përgjegjësive.


Ndërhyrja

Ofrimi i shërbimeve publike në Shqipëri është në një fazë tranzicioni nga një sistem i lartë hierarkik i centralizuar në një strukturë të decentralizuar të vendim-marrjes e formalizuar nga reforma ligjore e vitit 2000 e cila ndër të tjera i kaloi shumë përgjegjësi tek qeverisja vendore. Pavarësisht nga progresi që ka bërë vendi ynë lidhur me decentralizimin e pushtetit vendor, përsëri këto njësi janë të brishta dhe kanë nevojë për asistence financiare e teknike. Për të vazhduar punën e nisur me implementimin e projekteve Punët në Komunitet I & II, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me Financimin e Bankës së Këshillit të Europës ka ndërmarrë implementimin e projektit Punët në Komunitet III, i cili synon të përmirësojë kushtet e jetesës për banorët në zonat rurale duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës bazë dhe rritjes së pjesëmarrjes së komunitetit në vendim-marrje dhe forcimit të institucioneve qeverisëse në nivel lokal. Në projekt janë përfshirë 16 komuna, të cilat janë të shpërndara gjeografikisht, dhe kanë tipare të veçanta të turizmit, por edhe nevoja të ndryshme në aspektin e ndërtimit të kapaciteteve. Programi "Punët në Komunitet III" ka dy komponente kryesore: Ofron asistencë teknike për ngritjen e kapaciteteve të NjQV-ve nëpërmjet hartimit të Planeve të Zhvillimit Lokal dhe investon për implementimin e projekteve të infrastrukturës në mbështetje të këtyre Planeve të Zhvillimit. Projekti u bë efektiv në Nëntor 2008.


Rezultatet

Programi "Punët në Komunitet III", paraqet një ecuri të kënaqshme në të dy komponentët e tij, si në asistencën teknike për ngritjen e kapaciteteve të NjQV-ve ashtu edhe në zbatimin e projekteve të infrastrukturës. Në fazën e parë të investimeve u identifikuan komunat të cilat kanë një plan zhvillimi lokal, të hartuar qoftë me FSHZH- në, qoftë me ndonjë organizatë tjetër.

Në bazë të këtyre planeve u identifikuan 45 nënprojekte infrastrukturore prej të cilave 43 kanë përfunduar punimet dhe 2 nënprojekte janë në proces zbatimi. 


Për fazën e parë të investimeve statusi aktual i 16 nënprojekteve është si më poshtë:


  • Punimet civile kanë përfunduar në 16 nënprojekte;
  • Të gjitha objektet e financuara në këtë fazë kanë përfunduar periudhën e garancisë;
  • Realizimi i punimeve është kryer në masën 100%;
  • Disbursimet janë kryer në masën 99%.


Për fazën e dytë të investimeve statusi aktual i 14 nënprojekteve është si më poshtë:


  • Punimet kanë përfunduar në 14 nënprojekte;
  • Të gjitha objektet e financuara në këtë fazë kanë përfunduar punimet civile;
  • Nga këto deri në Qershor 2011 janë finalizuar dhe kanë përfunduar periudhën e garancisë 9 objekte;
  • Ndërkohë kanë hyrë në periudhë garancie 5 objekte;
  • Realizimi i punimeve është kryer në masën 100%;
  • Disbursimet janë kryer në masën 95%.

Për fazën e tretë të investimeve statusi aktual i 9 nënprojekteve është si më poshtë:


  • Punimet kanë përfunduar në 7 nënprojekte;
  • Deri në Qershor 2011, të gjitha objektet e financuara gjatë kësaj faze kanë përfunduar punimet civile dhe janë në periudhë garancie;
  • Realizimi i punimeve është kryer në masën 100%;
  • Disbursimet janë kryer në masën 85%.

Për fazën e katërt të investimeve statusi aktual i 6 nënprojekteve është si më poshtë:


  • Punimet kanë përfunduar në 2 nënprojekte;
  • Janë në proces zbatimi 2 nënprojekte;
  • 4 nënprojekte në periudhë garancie;
  • Realizimi i punimeve është kryer në masën 97%;
  • Disbursimet janë kryer në masën 60%.


Rezultatet e arritura deri më sot lidhur me ofrimin e asistencës teknike janë si më poshtë:

 

  • Janë pajisur me Plane të Zhvillimit 5 Komuna: Tregan, Orikum, Drenove, Kutalli e Fushë Kuqe;
  • Janë hartuar Strategjitë e Zhvillimit të Turizmit për 6 NJQV: Ishëm, Kryevidh, Qendër Vlorë, Petran, Drenovë dhe Orikum;
  • Janë hartuar Planet Hapësinore për tre Komuna: Velipojë, Petrelë dhe Ulëz;
  • Për Komunën Fushë Kuqe është bërë Plani Sektorial i Zhvillimit të Ekoturizmit i cili është i orientuar sipas resurseve të kësaj komune;
  • Për Komunën Tregan, Qarku i Elbasanit është bërë Plani i Menaxhimit të Ujërave Termale (llixha);
  • Për Komunën Kutalli, Qarku Berat, është bërë Plani i Prodhimit të Perimeve dhe Frutave të Freskëta.


  • Drejt së ardhmes

    Projekti Punët në Komunitet III vlera e të cilit arrin shifrën 14,38 milionë lekë është financim i Bankës së Këshillit të Europës, Qeverisë Shqiptare dhe Njësive të Qeverisjes Vendore. Ky program i cili u bë efektiv në Nëntor 2008 pritet të përfundojë në dhjetor të 2011. Përfituesit e këtij programi do të jenë rreth 20,000 banorë nga 16 komuna të përzgjedhura të shpërndara gjeografikisht në gjithë Shqipërinë. Në bazë të planit të punës së miratuar, pritet që këto nënprojekte të përfundojnë brenda muajit Shtator 2011. Implementimi i këtij projekti do të përmirësojë cilësinë e jetesës së popullsisë rurale të vendit nëpërmjet hartimit të planeve të zhvillimit lokal të komunave të cilat kanë potenciale të zhvillimit ekonomik, veçanërisht në turizëm. Vlen për t'u përmendur se ky projekt përbën një risi në fushën e veprimtarisë së FSHZH-së pasi këto strategji shërbejnë për orientimin e investimeve të FSHZH-së dhe vetë komunave drejt qëllimeve strategjike e ndërhyrjeve të studiuara për nxitjen e zhvillimit ekonomik.
Foto galeri


Programi "Punët në komunitet III" financuar nga CEB
Projekti Punët në komunitet III financohet nga CEB në vlerën 14.38 milion Euro, dhe ka si qëllim të nxisë zhvillimin social ekonomik të zonave rurale të vendit, të cilat kanë potenciale të zhvillimit ekonomik, veçanërisht në turizm.

Harta Punët në Komunitet
Harta jep një pamje grafike të punëve në komunitet.