| |
Faqja
Kryesore > Aktivitete
> Projekte të realizuara
Projekti i Punëve në Komunitet IIQëllimi i Projektit:
Objektivat:Të zbusë pengesat që frenojnë zhvillimin lokal (përfshire infrastrukturen dhe shërbimet) nëpërmjet:
Përshkrimi i Projektit:Neë drejtimet kryesore ai do të jetë vazhdim i Projektit të parë; si në natyrën e investimeve dhe objektivat kryesore, por metodat e ndërhyrjes synojnë një nivel më të larte. Ndërkohe, aktivitete të reja jane synuar si hartimi i Planeve të Zhvillimeve Lokale dhe Monitorimi dhe Vlerësimi Pjesemarrës. Për këtë arsye, një rishikim i procedurave të Projektit para-ardhës u pa i nevojshëm dhe u krye gjate 2002-2003. Si rezultat, në maj të vitit 2004 Projekti i Punëve të Komunitetit II bëhet efektiv për një financim total prej 24,2 milion USD, prej të cilave 15 milion USD të financuara nga Banka Boterore/IDA. Komponentët kryesorë të Projektit:
Grupet e synuara:Projekti do të implementohet në të gjithe vendin. Megjithatë Projekti do të sigurojë që në menyrë proporcional më shumë fonde tu kalojne komuniteteve të varfëra nëpermjet konsultimit të treguesve të varfërisë. Me specifikisht do të përfitojne; komunitetet lokale të zonave rurale dhe urbane të ndërhyrjes, përfaqesuesit lokal të Komunave dhe Bashkive përfituese. Aktorët e PërfshirëBanka Boterore, Qeveria Italiane, Qeveria Shqiptare, Komunat/Bashkite, komunitetet lokale, FSHZH, kompanitë e ndërtimit, NGO lokale dhe ndërkombetare
Komente të tjeraPërvec Planeve të Zhvilllimit Lokal, një ndër ndërmarrjet me të rëndësishme të Projektit është edhe metodologjia e shpërndarjes së investimeve në nivel lokal. Projekti ka prodhuar një metodologji teresisht teknike, bazuar në tregues social dhe ekonomik dhe larg influencave të natyrave të ndryshme. |
|
