| |
Faqja
Kryesore > Aktivitete
> Projekte të realizuara
Projekti i Punëve në Komunitet IQëllimi i Projektit:
Objektivat:
Përshkrimi i Projektit:Projekti u projektua nga Banka Boterore dhe Qeveria Shqiptare pas trubullirave social-ekonomike dhe politike të vitit 1997 dhe ishte pjesë e dokumentit të Bankes Boterore CAS (Country Assistance Strategy). Projekti parashikon të zbatojë komponentin e punimeve të infrastrukturës për një periudhe rreth 4 vjecare. Në fakt ai është realizuar pothuaj në një periudhe rreth 2 vjecare, midis viteve 2000-2002. Për herë të parë, në realizimin e investimeve u zbatuan në një shkallë të konsiderueshme metoda përfshirëse dhe pjesemarrëse të përfituesve në identifikimin e prioriteteve të investimeve. Kjo u realizua nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së përfituesve që në momentet e para të procesit të identifikimit dhe seleksionimit të nënprojekteve në nivel fshati/Komune/Bashkie dhe rritjes së angazhimit të tyre edhe gjatë fazave të tjera të investimit. Nënprojektet e synuara nga Projekti janë pjesë e infrastruktures së vogel rurale dhe asaj urbane si rruge, ujësjellës, shkolla, tregje, kanalizime, objekte social-ekonomike, etj. të shpërndara këto në rreth 200 Komuna dhe Bashki të vendit. Komponentët kryesorë të Projektit:
Grupet e synuara:Komunitetet lokale të zonave rurale dhe urbane të nderhyrjes, perfaqësuesit lokal të Komunave dhe Bashkive përfituese. Aktorët e PërfshirëBanka Boterore, Qeveria Italiane, Banka e Këshillit të Europes, Qeveria Shqiptare, Komunat/Bashkite, komunitetet lokale, FSHZH, kompanite e ndërtimit, NGO lokale
Komente të tjeraNjë aktivitet i ri u realizua nga ky Projekt gjatë vitit 2001; Planifikimi i Zhvillimeve Rajonale. Studimi u krye në kuadrin e nevojave aktuale të 5 qarqeve për të patur një Plan rajonal zhvillimi dhe për të integruar atë në zhvillimin kombetar. Studimi është zhvilluar edhe si një perspektive e aktiviteteve të Fondit në kuadrin e politikave të reja të mbeshtetjes së pushteteve lokal për decentralizimin e pushtetit. |
|
