Projekti i Zhvillimit Rural te Zonave Verilindore
Qëllimi i Projektit:
- Të ndihmohet Qeveria Shqiptare për zbatimin e një programi të barazpeshuar për zhvillimin e zonave malore e kodrinore rurale duke mbështetur dhe përhapur iniciativat në proces për lehtësimin e varfërise në zonat rurale.
Objektivat:
- Rehabillitimi i nenprojekteve te infrastruktures rurale baze.
- Mbeshtetja e iniciativave private nepermjet financimit te sistemit te kredise se vogel ne fshat.
- Nxitja e zhvillimit te bujqesise nepermjet zhvillimit nga bujqesi ekstensive ne fermave te vogla
Përshkrimi i Projektit:
Projekti përbehet nga komponentet e mëposhteme:
- Programi i Veprave Rurale; Mbështet rehabilitimin e infrastruktures bazë nëpërmjet financimit të 270 nënprojekte të vecanta, të zgjedhur nga komunitetet lokale, të ndërmarra nga Komunat dhe te zbatuara me fuqi punëtore fshati me pagesë.
- Programi i krediseë së shkalles së ulët; Financon kreditimin e rreth 8000 huave për banoret e fshatit për ushtrim veprimtarish që prodhojnë të ardhura.
- Sherbime në bujqesi dhe blegtori; Financon kualifikimin dhe sigurimin e materialeve në mbështetje të Qeverisë për zhvillimin nga bujqesi ekstensve drejt sistemit të ri të fermave të vogla.
- Zhvillimi i mikrondermarrjeve; Financon një program për të nxitur dhe zhvilluar veprimtari jo direkte bujqesore, të nevojshme për të siguruar qëndrueshmerinë e prodhimtarisë në ekonomitë malore.
- Mbeshtetje për pushtetin lokal; Mbështet kualifikimin dhe pregatitjen e një sistemi të ri financiar.
Grupet e synuara:
Komuniteti rural i zonës së Projektit, dhe grate si grup në nevojë.
Aktorët e Përfshirë
IFAD, Banka Islamike për Zhvillim, Qeveria Shqiptare, komuniteti rural dhe pushteti lokal, FSHZH, kompanitë e ndërtimit.
- Buxheti: 15 Milion USD
- Kohëzgjatja: 1994 - 2000
Komente të tjera
Ky Projekt është përqëndruar vetëm në zonen ruale të kater rretheve të verilindjes së Shqiperise; Kukes, Has, Diber dhe Tropoje, duke synuar një popullsi prej rreth 224.000 ose rreth 45.000 familje. Nga totali i financimit rreth 5 milion USD janë fonde të Bankes Islamike dhe rreth 10 milion USD jane fonde të IFAD. Në Kukës u ngrit një njesi e administrimit të projektit dhe qe përbehej nga personeli lokal i mbështetur nga nje asistencë e huaj afatgjate. Kjo njësi ndoqi nga afër ecurinë e projektit duke paraqitur raporte periodike të avancimit te tij.