| |
Faqja
Kryesore > Aktivitete
> Projekte të realizuara
Projekti i Punimeve Urbane dhe Zhvillimit të MikrondërmarrjeveQëllimi i Projektit:
Objektivat:
Përshkrimi i Projektit:Në fillim të 1994 edhe infrastruktura urbane ishte në një gjendje për të ardhur keq: ujësjellesat dhe sistemet e tyre shpërndarës ishin në gjendje të keqe; kanalizimet e ujrave të zeza në kushte të papërshtatshme; ndërtesat publike (qendra shëndetesore, kopështet, tregjet, shkollat) të pamirëmbajtura dhe vazhdimisht në dëmtim, etj. Ndërkohe, qytetet shqiptare u ndeshën me problemin e madh të imigrimit të popullsise nga zonat rurale drejt atyre urbane. Në këtë situatë, Projektet e zhvillimit kanë qenë mekanizmi më i mire për zhvillimin lokal. Ashtu si edhe projektet para-ardhës edhe Projekti Pilot i Punimeve Urbane dhe Mikrondërmarrjeve u ndërtua nga posht-lart, si fillim duke identifikuar nevojat, vështirësite dhe potencialet zbatuese të Bashkive. Aktivitetet e Projektit u përshtaten, në proces, sipas nevojave dhe rezultateve. Një faze Para-Pilot u adresua në rehabilitimin e 2 nënprojekteve (tregje) në Shkodër dhe Shijak, dhe synonte zhvillimin e metodologjisë së plotë të projektit. Keto ndërhyrje të para ndihmuan në testimin e kapaciteteve të Bashkive në seleksionimin dhe vlerësimin e projekteve, organizimin e tenderave, pjesëmarrjen në investime dhe organizimin e mirëmbajtjes. Komponentët kryesorë të Projektit:
Grupet e synuara:Komuniteti i zonave rurale Shqiperise, familjet në nevoje në zonat rurale, personeli i Komunës, kompanite private të punimeve civile. Aktorët e PërfshirëBanka Boterore, Qeveria Zviceriane, Qeveria Shqiptare, FSHZH, Bashkitë, kompanitë e ndertimit, Komuniteti urban
Komente të tjeraU vu re se; pjesëmarrja e banorëve në seleksionimin e nënprojekteve në zonat urbane ishte më e veshtire se në zonat rurale. Impakti direkt i nënprojekteve urbane është me pak i kapshëm se në zonat rurale. Punimet urbane janë shpesh shumë më teknike dhe kerkojnë një implikim më të madh. Gadishmeria e kontraktorëve private për të ndermarre një nënprojekt është më e dukshme në zonat urbane. |
|
