Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Projekti i Lehtësimit të Varferisë Rurale

Qëllimi i Projektit:

  • Ngritja dhe bërja operacionale e Fondit të Zhvillimit Rural dhe testimi i metodave në realizimin e punimeve rurale dhe kredise së vogël.
  • Zbutja e varferise në zonat rurale me të varfëra të Shqipërise pas rënies së sistemit totalitar, krijimi i kapaciteteve të nevojshme për zhvillimin e infrastruktures dhe të institucioneve lokale të sapo krijuara, duke nxitur zhvillimin rural.
Objektivat:

  • Përmiresimi i kushteve të jetesës së popullsisë rurale nëpermjet realizimit të projekteve të ndryshme dhe injektimi i fondeve në ekonomitë rurale
  • Rehabilitimi i infrastruktures bazë rurale ekzistuese
  • Nxitja e krijimit dhe zhvillimit të aktiviteteve të vogla private të ekonomive bujqesore, duke ndihmuar në krijimin e ekonomise së tregut në zonen rurale
Përshkrimi i Projektit:

Projekti u identifikua në mesin e vitit 1992, kur ekonomia shqiptare ishte në një krize të thelle si rezultat i rënies së sistemit komunist. Në gusht të vitit 1992, punimet e infrastruktures rurale dhe kredia e vogel rurale u testuan në disa fshatra duke u mbeshtetur në traditat lokale. Fazat neper te cilat ka kaluar Projekti jane dy:


  • Faza para-pilot: Gusht 1992 - Prill 1993
  • Faza pilot: Prill 1993 Maj 1995.

Projekti u mbështet, për here të pare, në një proces pjesemarrës të perfituesve, duke u përshtatur me kushtet lokale dhe duke vënë në funksionim modelin "learning by doing".


Komponentët kryesorë të Projektit:

  • Punimet për rehabilitimin e infrastrukturës së vogël rurale, (rehabilitimi i rrugëve rurale, ujësjellsave, shkollave, qëndrave shëndetsore, sistemeve të ujitjes, etj), me një kosto mesatare për nënprojekt rreth 18.000 USD
  • Sistemin e kredise së vogel rurale, (financimi i kredive për ekonomitë fshatare kryesisht për inpute bujqësore, blegtorale, paisje pune, etj)
  • Mbështetjen veterinare; që mbështet aktivitetin e profilaksise veterinare rurale nëpërmjet kredisë.
Grupet e synuara:

Komuniteti rural i fshatrave me të varfer të Shqipërise, grupet në nevoje si fëmijet dhe gratë, firmat e para private për punimet civile.


Aktorët e Përfshirë

Banka Boterore, PNUD, Komuniteti Europian, Qeveria Italiane, Qeveria Franceze, Pushteti Lokal, komuniteti përfitues rural, kompanite e punimeve të infrastrukutres, FZHR (FSHZH)


  • Buxheti: 8 Milion USD
  • Kohëzgjatja: 1992 - 1996
Komente të tjera

Gjatë zbatimit të këtij Projekti, zonat e ndërhyrjes u zgjeruan shumë shpejt specialistët e financave realizuan nëpërmjet një studimi vlerësuan impaktin e aktiviteteve të realizuara në keto zona. Si rezultat në Shkurt 1994, u financua një projekt i ri Bankës Botërore, "Projekti i punimeve urbane dhe zhvillimi mikro ndërmarrjeve". Këto zhvillime cuan, ne Shkurt 1994, në ndryshimin e emrit nga :"Fondi i Zhvillimit Rural" në "Fondi Shqiptar i Zhvillimit" (FSHZH)