Përzgjedhja e projekteve për tu financuar bazohet në një sërë kriteresh racionale, të matshme e objektive, të përcaktuara edhe në bashkëpunim me Donatorët. Studimet tona të fizibilitetit përfshijnë mundësinë që të financohen projektet që kanë ndikimin më të madh duke marrë parasysh si varfërinë e komuniteteve me të cilat punojmë ashtu edhe mundësitë më të mëdha për zhvillim. Këto kritere janë të qarta e të kuptueshme nga përfituesit dhe mund tu transmetohen lehtë zyrtarëve të NJQV-ve në të cilat punojmë. Vlerësimi kryhet nga specialistë që kanë një kuptim të qartë të gjendjes social-ekonomike të NJQV-ve ku do të bëhen projektet (Inspektorë socialë, sociologë) si dhe specialistë të mundësive teknike të realizimit të propozimeve të ndryshme (Inspektorë teknikë, inxhinierë). Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe fizibilitetit mjedisor të nënprojektit.