Pozita Gjeografike
Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit.Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16' te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore.Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.
Shqiperia ka nje pozite te favorshme gjeografike, pasi gjendet ne kryqezimin e rrugeve me te shkurtera qe kalojne nga Mesdheu perendimor per ne Ballkan e Azine e Vogel dhe kontrollon kalimin permes kanalit detar te Otrantos.Luginat e saj me te gjera jane ato te lumenjeve Drin, Shkumbi dhe Vjose, qe lehtesojne, njekohesisht, lidhjen e brendeshme te Ballkanit me detin Adriatik dhe te Azise se Vogel me viset e Mesdheut.Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunes deri ne Kepin e Gjuhezes.Ne gjirin e Vlores e ne drejtim te jugut, bregdeti eshte i larte, shkembor, ku dominon mali i Karaburunit.Gjiret kryesore te Shqiperise jane: gjiri i Drinit, i Lalezit, i Durresit, i Karavastas dhe i Vlores, ne hyrje te se ciles gjendet ishulli i Sazanit.
Lagunat kryesore jane: Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit.Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i Durresit, iDivjakes, i Semanit dhe i Vlores.Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe i Gjuhezes.
Relievi i Shqiperise eshte kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndersa gjate eres kenozoike u shpejtua procesi malformues ne teresine e Albanideve, qe aktualisht perbejne token e nentoken e Shqiperise.Lartesia mesatare e relievit eshte 708 metra, ose 2 here me e larte se mesatarja e Europes. Lartesite me te medha gjenden ne Alpet shqiptare dhe ne malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, perben edhe majen me te larte te Shqiperise).Fushat zene kryesisht pjesen perendimore, pergjate bregdetit Adriatik, por ka edhe ne pjese te tjera te vendit.Fushat me te larta jane ato te pellgut te Korces, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht pergjate lumenjeve kryesore si: Vjose, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqesore e qendra te medha banimi, si dhe pershkohen nga rruge te rendesishme komunikimi.Territori i Shqiperise ndahet ne 4 krahina te medha natyrore (fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, krahina malore qendrore, krahina malore jugore dhe ultesira bregdetare.
Shqiperia ben pjese ne brezin subtropikal dhe perfshihet ne zonen klimaterike mesdhetare, me dimer relativisht te shkurter e te bute dhe me vere te nxehte e shume te thate. Klima e Shqiperise ka ndryshime te medha nga nje krahine ne tjetren dhe kontraste te medha ne temperature, reshje, ndricimin diellor, lageshtiren e ajrit, etj.Ndricimi diellor leviz nga 2731 ore ne vit- ne Xare te Sarandes, ne 2722 ore ne vit ne Vlore, 2560 ore ne vit ne Tirane, 2246 ore ne Peshkopi dhe 2046 ore ne vit ne Kukes.Ne Shqiperi bien mesatarisht 1430 mm reshje ne vit dhe vijne duke u pakesuar nga perendimi ne lindje.
Klima
Shqiperia ben pjese ne brezin subtropikal dhe perfshihet ne zonen klimaterike mesdhetare, me dimer relativisht te shkurter e te bute dhe me vere te nxehte e shume te thate. Klima e Shqiperise ka ndryshime te medha nga nje krahine ne tjetren dhe kontraste te medha ne temperature, reshje, ndricimin diellor, lageshtiren e ajrit, etj.Ndricimi diellor leviz nga 2731 ore ne vit- ne Xare te Sarandes, ne 2722 ore ne vit ne Vlore, 2560 ore ne vit ne Tirane, 2246 ore ne Peshkopi dhe 2046 ore ne vit ne Kukes.Ne Shqiperi bien mesatarisht 1430 mm reshje ne vit dhe vijne duke u pakesuar nga perendimi ne lindje.
Popullsia Shqiptare
Ne vitin 2003, popullsia vlerësohet te ishte 3,582,205, duke rezultuar me një dendësi mesatare 125 persona për km katror. Gjithnjë e më tepër njerëzit iu janë larguar zonave rurale për në zona urbane, veçanërisht në rajonet veriore të vendit. Në vitin 2001, rreth 43 % e popullsisë jetonte në zonat urbane, krahasuar me një të pestën në 1950. Shqipëria a etur një nga ritmet e rritjes së popullsisë më të larta në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa ritmet e plakjes kanë qenë nga më të ultat.
HISTORIA
Emri i vjeter kombetar i shqiptareve ka qene arber, prej te cilit ka marre dhe vendi emrin Arberi. Ky emertim deshmohet qe ne shekullin e II nga gjeografi grek Ptolemeu.Ne mesjete njihet dhe varianti Arban, i cili ka qene emri etnik i shqiptareve ne kete periudhe. Kjo deshmohet nga fakti se kete emer e moren me vete shqiptaret e merguar ne Greqi (shek.XIV) ne formen e arvanit, ne Itali (XV-XVI) dhe ne Dalmaci (XVIII) ne formen arberesh.Trualli shqiptar ka qene i banuar qe ne kohet e hershme.Gjurme te kohes se gurit te vjeter (paleoliti i mesem dhe i vone, 100.000-10.000 vjet me pare) jane zbuluar ne Xare dhe ne Shpellen e Shen Marines ne Sarande.Koha e gurit te ri (neoliti 6.000- 2 000 p.e.r) deshmohet mire nga nje varg vendbanimesh te neolitit te hershem (Vlushe ne Skrapar, Blaz ne Mat, Podgori e Vashtemi ne Korce, neolitit te mesem (Cakran ne Mallakaster, Dunavec ne Korce, Kolsh ne Kukes) dhe te neolitit te vone, (Maliq ne Korce, Kamnik ne Kolonje).
|
Shqiptaret jane pasardhes te drejteperdrejte te ilireve.Iliret u formuan si etnos autokton mbi bazen e popullsise se lashte qe mund te indentifikohet me pellazget te cilet u shkrine me popullsine indoevropiane, te ardhur nga gadishulli ballkanik nga fundi i neolitit dhe fillimi i kohes se bronzit (fundi i mijevjecarit te III p.e.r.)Tiparet etnike te popullsise se re qe lindi si rjedhim i simbiozes dhe shkrirjes se tyre ngjizen gjate periudhes se mesme te bronzit. |
Fiset e vecanta ilire, pajonet dhe tesprotet permenden ne poemat "Iliada" dhe "Odisea".Qytetet me te vjetra te Shqiperise jane Buthroti (Butrinti), Apolonia, Dyrrahu (Durresi), dhe Orikumi, te themeluara ne shek VII-VI p.e.r. si koloni greke ne vendbanime ilire. Karakteristike e tyre ishte se ato ngriheshin ne vende bregdetare. Ne keto qytete jene bere zbulime te rendesishme dhe eshte grumbulluar nje material i pasur numizmatik dhe epigrafik per studimin e organizimit politik dhe zhvillimin social-ekonomik.Qytetet e mirfillta ilire kane lindur ne shek IV- II p.e.s.Ato u shtrine jo vetme ne vise bregdetare, por edhe ne brendesi.Permenden ketu Scodra (Shkodra), Lisi (Lezha), Bylysi, Amantia, Antipatrea (Berati), Antigonea etj. Kerkimet arkeologjike deshmojne se ne shekullin e IV p.e.s tek iliret filloi urbanizimi, ndersa ne shek.III p.e.s ky proces perjetoi periudhen e lulezimit. Ne shekullin e II p.e.s, kur Iliria u pushtua nga romaket, u rrafshuan mese 70 qytete ilire.Shekulli i II i e.s deri ne mesjeten e hershme shenon nje rritje te jetes qytetare. U krijuan qytete te reja si Gjirokastra, Kruja, Dibra, Saranda.Ne Iliri, arti filloi te zhvillohej ne shekullin VII p.e.s- VI e.s.. Qendrat kryesore ishin qytetet ilire Bylisi, Amantia, Foinike, Butrot si dhe ngulimet helene; Durrahu, Apolonia, Oriku.Vepra te artit arkaik dhe te hershem klasik jane koka prej bronzi e Apollonit nga Vlora, Menada e Tetoves, Kercyesi i Selces. Tipare te qarta, arti ilir mori ne shek e IV p.e.s, duke i ruajtur deri ne shek e I e.s, ku vendin kryesor e zinte skulptura.
-Qytetet kryesore ilire
Albanopoli, qytet ilir, qender e fisit te albaneve.Permendet per here te pare ne mesin e shek te II e.s nga Ptolemeu, i cili e percakton ne token e albaneveme koordinata gjeografike 46 grade dhe 41 grade e 5'. Mendohet se ngrihej aty ku jane sot rrenojat e qytetit ilir te Zgerdheshit. Emri i tij do te thote qyteti i Albaneve.Kultura e hershme bizantine ne Shqiperi u perhap ne shtresat e pasura qytetare pa e ndryshuar kulturen tradicionale ilire te shtresave te ulta. Karakteriatikat e kesaj kulture jane zhvillimi i qyteteve te meparshme ilire, nje pjese e te cilave u bene qendra peshkopale, godinat paleokristiane te kultit, bazilikat, trikonkat e polikonkat, pagezimoret etj, rrenojat e te cilave, te zbuluara kohet e fundit, deshmojne per nje zhvillim te artit te te ndertuarit.Krahas pamjes monumentale karakteristike jane edhe mozaiket dhe skulptura arkitektonike e pasur, qe i zbukuronte ato.Permenden ketu bazilikat e Tepes se Elbasanit, Bylisit Mesaplikut dhe Arapajt ne Durres. Zhvillim pati argjendaria, punimi i stolive metalike dhe me me pak vlera artistike - qeramika.Nga pikpamja antropologjike te shqiptaret mbizoterojne tiparet adriatike, si koka e shkurter dhe e gjere, me pjesen e pasme te sheshuar, fytyra e larte dhe e gjere ne pjesen e siperme, hunda e spikatur me shpine te myset dhe shtati mbi mesataren.Arkitektura e ndertimeve te kultit islamik ne Shqiperi ka lindur ne shekullin e XIV me vendosjen e pushtimit osman.Objektet qe pasqyronin kete arkitekture ishin xhamite, mexhidet, teqete, tyrbet, medreset etj. Ne qytet e medha shqiptare xhamite kishin karakter monumental.Arkitektura e ndertimeve te kultit te krishtere ka nisur qe ne shekullin e IV (periudha paleokrisitane). Ajo lulezoi ne fund te shekullit te V dhe gjysmes se pare te shekullit te VI, ne kohen e perandoreve bizantine me origjine ilire Anastas dhe Justinian. Kjo deshmohet nga skulptura e pasur arkitekturale e gjetur ne Durres, nga rrenojat e mjaft kishave si ne Bylis, Lezhe, Butrint etj.Arkitektura bizantine vazhdon deri ne shekullin e IX me tiparet e vjetra arkitekturore, nder te cilat permenden bazilikat e Durresit.Arkitektura mesjetare shqiptare kalon nje periudhe te rendesishme ne shekullin e XII-XV. Nga ajo ruhen monumente qe perfshihen ne arkitekturen bizantine dhe romaniko-gotike.Permenden ketu kisha e Shirgjit, katedralja e Shen Stefanit, ne Shkoder, Kisha e Kepit te Rodonit.Fragmente te piktures bizantine ne stilin paleolog te hershem (fundi i shek III) gjejme ne afresket e qytetit te Aplonise. Ne nje kompozim monumental te fasades paraqitet, me madhesi afro natyrore, perandori biznatin Mihal Paleologu VIII se bashku me Andronikun II Paleolog dhe me te shoqen, me veshje karakteristike, me kurora dhe bregore ne koke. Kjo eshte vepra me e hershme qe paraqet keta perandore, te cilet synuan te forconin poziten sunduese ne kete zone kyce midis Perandorise se Lindjes dhe Perendimit pas fitores mbi anzhuinet.Afresket ne Kishen e Ristozit ne Mborje, afer qytetit te Korces i takojne vitit 1390 ne stil paleolog (periudha bizantine). Ato paraqesin interes jo vetem per ikonografine dhe detajet e zhanrit te futur ne skenat biblike nga ambienti real, por edhe se eshte vepra e fundit e piktorit anonim qe ka stolisur ne vitin 1369 kishen e Maligradit dhe ne vitin 1385 kishen e Shen Thanasit ne Kostur.
Turizmi
Vija bregdetare e Shqiperise eshte e gjate 450 kilometra dhe ndahet ne dy pjese. Brigjet e Adriatikut me gjatesi prej 300 km, ku plazhet jane ranore dhe me pyje, ndersa brigjet e Jonit kane nje gjatesi prej 150 km me karakteristika shkembore.Pergjate bregdetit shqiptar shtrihen mjaft laguna, si Kunea dhe Vaini ne veri, prane Lezhes, Karavastaja prane Divjakes ne qender te Shqiperise, dhe Butrinti ne jug te vendit, te cilat krijojne mundesine e zhvillimit te ekoturizmit.Shqiperia ka nje klime mesdhetare me rreshje te pakta shiu dhe diell te nxehte ne ditet e veres dhe dimer te ftohte e te lagesht. Per shkak te maleve te shumta, klima ndryshon nga qyteti ne qytet. Temperatura mesatare vjetore varion nga 11 grade celsius ne 17 grade celsius. Muajt me te lagesht jane prilli, tetori, nentori dhe dhjetori. Temperatura mesatare gjate veres varion nga 24 grade celsius deri ne 27 grade celsius, ndprsa ajo e ujit te detit nga 19 grade celsius deri ne 25 grade celsiu. Ne vitin 1999 ne Shqiperi numurohen rreth 90 hotele turistike te shtrire kryesisht ne zonen bregdetare.