Rreth FSHZH-se

     Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është krijuar si agjensi autonome implementuese e “Projektit te Lehtësimit te Varfërisë në Zonat Rurale”ne fillim te vitit 1993, mbi bazën e marrëveshjes midis Qeverise Shqiptare dhe Bankës Botërore.
     Deri ne mesin e vitit 1999, aktiviteti i FSHZH ka qenë i përqendruar në 3 komponentë kryesore, punimet e infrastrukturës rurale dhe urbane, sistemi i kredisë se vogël rurale, sistemi i kredisë se vogël urbane.
     Që nga viti 1999 FSHZH është specializuar vetëm në aktivitete të infrastrukturës.
FSHZH drejtohet nga Bordi Drejtues, i cili kryesohet nga zv/Kryeministri, disa anëtarë të Qeverisë si dhe përfaqësues të Qeverisjes Lokal. Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Bordit Drejtues ka mbështetur FSHZH ne përfshirjen e aktiviteteve te saj ne zbatimin e politikave sektoriale dhe strategjive kombëtare.


Objektivat
Struktura
Partneret
Te dhenat kryesore
Personat Kyc