Duke nisur nga muaji Maj stafi i FSHZH-së është duke zhvilluar aktivitetin në zyra te rikonstrukruara. Me 30-04-2007 përfundoi rikonstruksioni i zyrave te FSHZH-se. Nevoja per rikonstruksionin e zyrave dhe te ambienteve te jashtme ishte prezent qe ne momentet e para te mbërritjes ne këto ambiente, pasi gjendja e zyrave ishte jashtë kushteve normale te funksionimit. Ndërhyrje qe u planifikua dhe qe u miratua nga Bordi Drejtues i FSHZH-se, kishte si qellim jo vetëm sjelljen ne funksionalitet te zyrave, por është gjithashtu pjese e strategjisë se re te komunikimit, qe synon forcimin e imazhit te profesionalizmit, rregullit dhe seriozitetit ne pune.
Puna për rikonstruksionin e godinës filloi me 18-12-2006 dhe përfshinte: Rikonstruksionin e ambienteve hidro-sanitare, rikonstruksionin e tarracës, rikonstruksionin e zyrave, rikonstruksioni i hyrjes, holli, shkallet.
Përveç punimeve te brendshme një vëmendje e veçante iu kushtua edhe oborrit te godinës. Kështu u pastrua dhe sistemua sheshi rreth godinës, u rindërtua muri rrethues, dhe u krijua nje ambient parkimi për rreth 15 automjete.
Vlera përfundimtare e te gjitha punimeve te rikonstruksionit është 10, 849,403 Leke.