Ne datat 28-30 Qershor stafi i i FSHZH-se zhvilloi një seminar ne Mal te zi. Ditën e pare, gjate udhëtimit për ne Mal te Zi, u bene vizita ne 2 objekte te sapo përfunduara, te realizuara me fondet e IDA-s dhe te Qeverise Shqiptare. Këto objekte janë: “Asfaltim i rrugës Superstrade fushe Kruje – rruga e vjetër Fushe Kruje – Lac” ne bashkin Mamurras, si edhe nen-projekti “Asfaltimi i rrugës Beltoje-Mali Hebaj” ne komunën Berdice. Qëllimi i këtyre vizitave ishte se pari njohja e gjithë stafit te FSHZH-se me punën qe kryhet ne terren dhe se dyti diskutimi ne objekt i problematikave qe dalin gjate zbatimit dhe mirëmbajtjes se objekteve. Prezantimi i punës se realizuar si dhe i impaktit te pritshëm u krye nga inspektoret rajonal përkatës zj. Merita Toromani dhe z. Leonard Miloti. Ne fjalën e tij Drejtori Ekzekutiv z. Benet Beci theksoi rendësin qe ka për përfituesit, por edhe për institucionin pasja e një standardi te unifikuar te procedurave, kërkesave dhe cilësisë ne te gjitha nen-projektet qe realizojmë.
Ditën e dyte ne ambientet e hotel “Albatros” ne Ulqin, u zhvillua seminari me temat: “Strategjia e komunikimit te FSHZH-se dhe metodat e aplikimit” si edhe “Grantet konkurruese, diskutim mbi përmirësimin e procedurave te vlerësimit”. Ne pjesën e pare te seminarit, Përgjegjësi i Njësisë se Monitorimit dhe vlerësimit z. Ermal Ilirjani, beri prezantimin e elementeve baze te strategjisë se re te komunikimit te FSHZH-se. Gjate prezantimit u paraqite një analiza e situatës, strategjia e komunikimit (audienca target, objektivat, mesazhet etj), mjetet e zbatimit te metodologjisë. Ne veçanti pati nje përfshirje te gjere ne diskutime ne lidhje me mesazhet qe FSHZH kërkon ti drejtoje audiencës se saj. Te gjitha mendimet e paraqitura u diskutuan ne grup dhe u shënuan për tu përfshirë si pjese e strategjisë. ne pjesën e dyte.
Ne pjesen e dyte te seminarit u be nje diskutim i hapur rreth permiresimit te procedurave te vlerësimit te Granteve Konkurrues ku FSHZH u perfshi kete vit ne vlerësimin e projekteve. Diskutimi u organizua ne tre shtylla kryesore:
- Problematika e hasur ne dokumentacionin e shqyrtuar.
- Problemet gjate velresimit ne terren dhe nje vështrim kritk mbi metodologjine e përdorur
- Ide per permiresimin e këtij procesi ne te ardhmen.
Përfundimet e këtij diskutimi do te jene pjese e nje raporti te gjere qe FSHZH do te pergatise rreth këtij procesi me qellim nxjerrjen e disa përfundimeve te rendesishme dhe permiresimin e këtij procesi ne vitet ne vijim.