Supervizioni ose ndjekja e punimeve realizohet nga specialistë të licencuar që kontraktohen nga NJQV-të e aprovohen nga FSHZH. Projektuesi në shumicën e rasteve është edhe supervizori i punimeve, i kontraktuar për ndjekjen e tyre nga NJQV-të. Gjithashtu stafi i kualifikuar dhe me përvojë teknik i FSHZH-së ndjek rregullisht nga afër zbatimin e punimeve dhe jep ok-in për pagesat sipas kontratës.