Prokurimi dhe kontraktimi i projekteve behet nga stafet e Njësive te Qeverisjes Vendore, duke siguruar transparence maksimale dhe duke garantuar një gare te hapur për te gjithë. Komisionet e Shqyrtimit të ofertave përbëhen nga staf i NJQV-së dhe përfaqësues të komunitetit ku do të zbatohet projekti. Prokurimi gjithashtu vëzhgohet nga personeli i FSHZH, i cili vëzhgon rregullsinë e procesit dhe ka të drejtën e rikthimit të procedurës nëse vëren parregullsi.