Përgatitja e projekteve teknike realizohet nga specialistë të licencuar që kontraktohen nga NJQV-të e aprovohen nga FSHZH. Projekti teknik i punimeve para se të marrë formën përfundimtare diskutohet në komunitet e në zyrat e NJQV-ve në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë të interesuarit. Projekti miratohet në formën e tij përfundimtare nga NJQV dhe specialistët përkatës të FSHZH. Projekti përfshin edhe një Vlerësim të Punimeve që do të kryhen për minimizimin e ndikimit negativ në mjedis nga punimet.