Titulli i Projektit / Programit: PROJEKTI I PUNEVE TE KOMUNITETIT II |
Qëllimi:Projektit:
Mbeshtetja e perpjekjeve te Qeverise Shqiptare per zhvillimin e zonave rurale dhe urbane te vendit dhe reduktimin e varferise ne kuader te Strategjise Kombetare per Zhvillimin Social dhe Ekonomik dhe CAS (Country Assistance Strategy) te Bankes Boterore |
Objektivi:
Te zbuse pengesat qe frenojne zhvillimin lokal (perfshire infrastrukturen dhe sherbimet) nepermjet:
Permiresmit te aksesit ne sherbimet sociale dhe ne nje infrastrukture cilesore sociale dhe ekonomike, nepermjet rehabilitimit/ndertimit te nenprojekteve te infrastruktures lokale dhe sigurimit te sherbimeve baze per komunitetin, si dhe;
Nxitjes se zhvillimit institucional ne nivel lokal nepermjet zhvillimit te programeve/aktiviteteve te ndertimit te kapaciteteve te pushtetit dhe komunitetit lokal. |
|
Përshkrim i Projektit:
Ne drejtimet kryesore ai do te jete vazhdim i Projektit te pare; si ne natyren e investimeve dhe objektivat kryesore, por metodat e nderhyrjes synojne nje nivel me te larte. Nderkohe, aktivitete te reja jane synuar si hartimi i Planeve te Zhvillimeve Lokale dhe Monitorimi dhe Vleresimi Pjesemarres. Per kete arsye, nje rishikim i procedurave te Projektit para-ardhes u pa i nevojshem dhe u krye gjate 2002-2003. Si rezultat, ne maj te vitit 2004 “Projekti i Puneve te Komunitetit II” behet efektiv per nje financim total prej 24,2 milion USD, prej te cilave 15 milion USD te financuara nga Banka Boterore/IDA. |
Projekti ka patur komponente kryesore:
Punimet e infrastruktures rurale dhe urbane
Ndertimi i kapaciteteve te pushtetit lokal dhe komuniteteve te tyre
Mbeshtetje per Projektin dhe Institucionin. |
Grupet e synuara:
Projekti do te implementohet ne te gjithe vendin. Megjithate Projekti do te siguroje qe ne menyre proporcional me shume fonde tu kalojne komuniteteve te varfera nepermjet konsultimit te treguesve te varferise. Me specifikisht do te perfitojne; komunitetet lokale te zonave rurale dhe urbane te nderhyrjes, perfaqesuesit lokal te Komunave dhe Bashkive perfituese |
Aktoret e përfshirë:
Banka Boterore, Qeveria Italiane, Qeveria Shqiptare, Komunat/Bashkite, komunitetet lokale, FSHZH, kompanite e ndertimit, NGO lokale dhe nderkombetare |
Buxheti: |
24,2 milion USD |
Kohëzgjatja: |
2004-2008 |
Komente te tjera:
Pervec Planeve te Zhvilllimit Lokal, nje nder ndermarrjet me te rendesisshme te Projektit eshte edhe metodologjia e shperndarjes se investimeve ne nivel lokal. Projekti ka prodhuar nje metodologji teresisht teknike, bazuar ne tregues social dhe ekonomik dhe larg influencave te natyrave te ndryshme. |