Titulli i Projektit / Programit: PROJEKTI “CROSS BORDER”

Qëllimi:Projektit:
Rritja e komunikimit midis vendeve kufitare te rajonit nepermjet permiresimit te infrastruktures rrugore kombetare

Objektivi:
Te rehabilitoje infrastrukturen e permasave me te medha se ajo lokale e rehabilituar deri me sot nga FSHZH, duke e konsideruar si te rendesishme per komunikimin nder-kufitar
Te krijoje lehtesira per transportin e mallrave dhe njerezve midis vendeve fqinje, Shqiperi, Greqi, Itali, Maqedoni

Përshkrim i Projektit:
Ky Program lindi si nevoje dhe iniciative e vendeve te rajonit me mbeshtetjen e Komunitetit Europian per te lehtesuar dhe permiresuar element te rendesishem te komunikimit ndermjet vendeve kufitare. Programi eshte financuar nga vendet kufitare qe jane edhe anetare te Komunitetit Europian, Italia dhe Greqia. Financimi eshte perbere nga 2 Programe te filluar ne periudha te ndryshme por ne vazhdim te njeri tjetrit. I pari eshte projektuar ne vitin 1996 dhe tipet e nenprojekteve te synuara jane vetem rruge urbane te rendesishme ne qytete kufitare si Korca, Durresi, Gjirokastra etj. I dyti ne vitin 1999 dhe tipet e nenprojekteve te synuara jane rruge, ujesjelles, dhe tregje

Projekti ka patur komponente kryesore:
Punimet e infrastruktures urbane
Mbeshtetja operacionale per Programet

Grupet e synuara:
Komunitetet urbane te qyteteve perfituese ne te dy anet e kufirit

Aktoret e përfshirë:
Komuniteti Europian; Qeveria Italiane dhe Qeveria Greke

Buxheti:

5,45 milion EURO

Kohëzgjatja:

1999 – 2002

Komente te tjera:
Ne fondin total te ketij Programi eshte perfshire edhe fondi i financuar per burgun e Lezhes, financim i Komunitetit Europian nepermjet Qeverise Italiane.




Lista e projekteve te zbatuara
Cikli i projektit
Manuali i procedurave
Trembedhjete fakte për tu ditur për FSHZH-në
Mbeshtetje per qeverisjen lokale