Titulli i Projektit / Programit: PROJEKTI I ZHVILLIMIT TE KOMUNITETEVE LOKALE; PHARE I, II, III, IV

Qëllimi:Projektit:
Mbeshtetje per Qeverine Shqiptare ne nxitjen e zhvillimit te zonave te nderhyrjes duke permiresuar kushtet e infrastruktures se vogel lokale dhe mbeshtetur procesin e rritjes se anagazhimit te komuniteteve lokale ne procesin e zhvillimit.

Objektivi:
Permiresimi i kushteve te jeteses dhe ulja e papunesise ne qytetet e vogla dhe zonat rurale te vendit
Mbeshtetja e proçesit te decentralizimit si dhe perforcimi i rolit dhe i pergjegjesive te komuniteteve lokale.

Përshkrim i Projektit:
Ne tetor 1995 Qeveria Shqiptare nenshkroi marreveshjen e pare financiare me Komisionin Evropian nje marreveshje ne kuader te “Programit PHARE” te Komunitetit Evropian. Programi Phare u krijua per te mbeshtetur zhvillimin e Vendeve te Evropes Lindore. FSHZH-se iu besuar zbatimi i kesaj marreveshjeje financimi nepermjet programit te quajtur “Projekti i Zhvillimit te Comunitetit Lokal”. Ky Projekt i hartuar nga Komuniteti Europian dhe Qeveria Shqiptare synuar nderhyrjen ne te gjitha rrethet e vendit. Kjo eshte arritur duke financuar Programet 1, 2, 3 dhe 4, te cilet plotesuan dhe mbeshteten investimet. Programi1 eshte bere efektiv dhe ka filluar zbatimin e tij ne vitin 1997. Nderkohe, Programi 4 ka perfunduar nenprojektet e tij ne vitin 2001. Mbajtur parasysh se FSHZH zbatonte edhe financime te Donatoreve te tjere, seleksionimi i rretheve eshte bere ne perputhje me strategjine e shperndarjes se investimeve te Bankes Boterore. Ndersa, nenprojektet jane zgjedhur pas nje seleksionimi te mire te tyre si prioritete ne nivel fshati, Komune dhe se fundi ne nivel Rrethi.

Projekti ka patur komponente kryesore:
Punimet e infrastruktures rurale dhe urbane
Formimi dhe ngritja e kapaciteteve te pushteteve lokale ne kushtet e dcentralizimit te pushteteve

Grupet e synuara:
Komuniteti Lokal i zonave ruale dhe urbane te vendit, perfaqesuesit lokal te Komunave dhe Bashkive.

Aktoret e përfshirë:
Komuniteti Europian, Qeveria Shqiptare, FSHZH, Bashkite dhe Komunat, komunitetet lokale, kompanite e punimeve civile

Buxheti:

23,7 milion EURO; Phare I; 8.5 milion Euro; Phare II; 5 milion Euro; Phare III; 3 milion Euro; Phare IV; 7,2 milion Euro

Kohëzgjatja:

1997 - 2001

Komente te tjera:
Projektet konsiderohen te kene qene vertet pozitive sepse; procesi i seleksionimit te prioriteteve te perfituesve eshte konsoliduar; Eshte nderhyre ne zona ku nuk ishte financuar ndonjehere perpara vitit 1997; Realizimi i kontributit financiar te perfituesit ne shumen prej 10% eshte realizuar ploteisht. Ai ka rritur nivelin e pjesemarrjes se perfituesve ne Projekt dhe ka ndryshuar mentalitetin e perfituesve ne lidhje me pergjegjesine e tyre ndaj investimeve; Sigurisht, ngritja e kapaciteteve lokale ka funksionuar dhe ka influencuar veçanerisht ne drejtim te rritjes se nivelit te pjesemarrjes se komunitetit.




Lista e projekteve te zbatuara
Cikli i projektit
Manuali i procedurave
Trembedhjete fakte për tu ditur për FSHZH-në
Mbeshtetje per qeverisjen lokale