Titulli i Projektit / Programit: PROJEKTI I ZHVILLIMIT RURAL TE ZONAVE VERILINDORE |
Qëllimi:Projektit:
Te ndihmohet Qeveria Shqiptare per zbatimin e nje programi te barazpeshuar per zhvillimin e zonave malore e kodrinore rurale duke mbeshtetur dhe perhapur iniciativat ne proces per lehtesimin e varferise ne zonat rurale. |
|
Përshkrim i Projektit:
Projekti perbehet nga komponentet e meposhteme:
Programi i Veprave Rurale; Mbeshtet rehabilitimin e infrastruktures baze nepermjet financimit te 270 nenprojekte te vecanta, te zgjedhur nga komunitetet lokale, te ndermarra nga Komunat dhe te zbatuara me fuqi punetore fshati me pagese
Programi i kredise se shkalles se ulet; Financon kreditimin e rreth 8000 huave per banoret e fshatit per ushtrim veprimtarish qe prodjojne te ardhura
Sherbime ne bujqesi dhe blegtori; Financon kualifikimin dhe sigurimin e materialeve ne mbeshtetje te Qeverise per zhvillimin nga bujqesi ekstensve drejt sistemit te ri te fermave te vogla
Zhvillimi i mikrondermarrjeve; Financon nje program per te nxitur dhe zhvilluar veprimtari jo direkte bujqesore, te nevojshme per te siguruar qendrueshmerine e prodhimtarise ne ekonomite malore
Mbeshtetje per pushtetin lokal; Mbeshtet kualifikimin dhe pregatitjen e nje nje sistemi te ri financiar. |
Grupet e synuara:
Komuniteti rural i zones se Projektit, dhe grate si grup ne nevoje. |
Aktoret e përfshirë:
IFAD, Banka Islamike per Zhvillim, Qeveria Shqiptare, komuniteti rural dhe pushteti lokal, FSHZH, kompanite e ndertimit. |
Buxheti: |
15 milion USD |
Kohëzgjatja: |
1994 - 2001 |
Komente te tjera:
Ky Projekt eshte perqendruar vetem ne zonen ruale te kater rretheve te verilindjes se Shqiperise; Kukes, Has, Diber dhe Tropoje, duke synuar nje popullsi prej rreth 224.000 ose rreth 45.000 familje. Nga totali i financimit rreth 5 milion USD jane fonde te Bankes Islamike dhe rreth 10 milion USD jane fonde te IFAD. Ne Kukes u ngrit nje njesi e administrimit te projektit dhe qe perbehej nga personeli lokal i mbeshtetur nga nje asistence e huaj afatgjate. Kjo njesi ndoqi nga afer ecurine e projektit duke paraqitur raporte periodike te avancimit te tij. |