 |
|
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
Titulli i Projektit / Programit: PROJEKTI I PUNIMEVE URBANE DHE I ZHVILLIMIT TE MIKRONDERMARRJEVE |
Qëllimi:Projektit:
Nxitja e zhvillimit te zonave urbane nepermjet mundesimit te punesimit dhe mbeshtetjes se aktiviteteve ekonomike, rehabilitimit te infrastruktures dhe rritjes se kapaciteteve lokale. |
|
Përshkrim i Projektit:
Ne fillim te 1994 edhe infrastruktura urbane ishte ne nje gjendje per te ardhur keq: ujesjellesat dhe sistemet e tyre shperndares ishin ne gjendje te keqe; kanalizimet e ujrave te zeza ne kushte te papershtatshme; ndertesat publike (qendra shendetesore, kopeshtet, tregjet, shkollat) te pamirembajtura dhe vazhdimisht ne demtim, etj. Nderkohe, qytetet shqiptare u ndeshen me problemin e madh te imigrimit te popullsise nga zonat rurale drejt atyre urbane. Ne kete situate, Projektet e zhvillimit kane qene mekanizmi me i mire per zhvillimin lokal. Ashtu si edhe projektet para-ardhes edhe “Projekti Pilot i Punimeve Urbane dhe Mikrondermarrjeve” u ndertua nga posht-lart, si fillim duke identifikuar nevojat, veshtiresite dhe potencialet zbatuese te Bashkive. Aktivitetet e Projektit u pershtaten, ne proces, sipas nevojave dhe rezultateve. Nje faze Para-Pilot u adresua ne rehabilitimin e 2 nenprojekteve (tregje) ne Shkoder dhe Shijak, dhe synonte zhvillimin e metodologjise se plote te projektit. Keto nderhyrje te para ndihmuan ne testimin e kapaciteteve te Bashkive ne seleksionimin dhe vleresimin e projekteve, organizimin e tenderave, pjesemarrjen ne investime dhe organizimin e mirembajtjes.
|
Projekti ka patur komponente kryesore:
Punimet Urbane; Rreth 30 punime te infrastruktures se vogel publike, per te krijuar lehtesira ne tregetim dhe duke trajtuar probleme te vogla te mjedisit;
Formimin e pushtetit lokal; trainime te ndryshme per te ndihmuar pushtetin lokal te rriste kapacitetet per te nxitur zhvillimin lokal. |
Grupet e synuara:
Komuniteti urban i qyteteve te synuara, biznesi i vogel i sapo krijuar, grupet ne nevoje si femijet dhe grate, firmat private te punimeve civile |
Aktoret e përfshirë:
Banka Boterore, Qeveria Zviceriane, Qeveria Shqiptare, FSHZH, Bashkite, kompanite e ndertimit, Komuniteti urban |
Buxheti: |
3.98 milion USD |
Kohëzgjatja: |
1994 - 1999 |
Komente te tjera:
U vu re se; pjesemarrja e banoreve ne seleksionimin e nenprojekteve ne zonat urbane ishte me e veshtire se ne zonat rurale. Impakti direkt i nenprojekteve urbane eshte me pak i kapshem se ne zonat rurale. Punimet urbane jane shpesh shume me teknike dhe kerkojne nje implikim me te madh. Gadishmeria e kontraktoreve private per te ndermarre nje nenprojekt eshte me e dukshme ne zonat urbane. |
|
|
|
 |
|
 |
|
 |
|