Titulli i Projektit / Programit: PROJEKTET E INVESTIMEVE SOCIALE (I, II, III)

Qëllimi:Projektit:
Te mbeshtese Qeverine Shqiptare ne nxitjen e zhvillimit social dhe ekonomik te vendit nepermjet permiresimit te infrastruktures se vogel lokale ne Shqiperi, dhe nepermjet nxitjes se zhvillimit te aktiviteteve private dhe krijimit te punesimit.

Objektivi:
Te rehabilitoje infrastrukturen e vogel lokale sipas prioriteteve te ketyre komuniteteve
Te krijoje mundesi punesimi per popullsine perfituese, vecanerisht nepermjet realizimit te projekteve sociale te cilet lejojne nje angazhim te madh te krahut te punes;
Te permiresoje kushtet e jetes te popullsise ne zonat rurale dhe urbane.

Përshkrim i Projektit:
Nenprojektet e synuar per t’u rehabilituar jane tipiket e objekteve te FSHZH si rruge, ujesjelles, ndertesa publike, kanalizime, tregje, etj. Ne pergjigje te objektivit te rritjes se nivelit te punesimit te popullsise perfituese u hartua nga Banka Gjermane per Zhvillim nje projekt i quajtur Projekti i “Punes Intensive” i destinuar per 11 qytetet me te varfera te zones verilindore. Ky projekt dallohet nga per perfshirjen e plote te Bashkive ne realizimin e punimeve te nenprojektit te perzgjedhur, nepermjet administrimit te drejtperdrejt te fondeve dhe realizimin e punimeve me nje vlere prej 30 000 Euro per cdo Bashki.

Projekti ka patur komponente kryesore:
Punimet e infrastruktures rurale dhe urbane
Mbeshtetja e pushteteve lokale ne pervetesimin e metodave te angazhimit te burimeve lokale, krijimit te punesimit, sherbimeve te asistences dhe trainimeve, dhe qendrueshmerise se investimeve.

Grupet e synuara:
Komunitetet lokale te zonave rurale dhe urbane, perfaqesuesit lokal te Komunave dhe Bashkive, personeli i FSHZH

Aktoret e përfshirë:
Banka Gjermane per Zhvillim (KfW), Qeveria Shqiptare, komunitetet lokale dhe Njesite e Qeverisjes Vendore, FSHZH, kompanite e ndertimit, NGO lokale

Buxheti:

9,45 Euro

Kohëzgjatja:

1999 - 2006

Komente te tjera:
Financimi i pare eshte realizuar gjate periudhes 1999-2002 , ndersa dy Projektet e tjere jane projektuar dhe kane ndjekur njeri tjetrin gjate periudhes 2003-2006. Projektet e KfW jane vleresuar ne vazhdueshmeri nga konsulent lokal te pavarur dhe rezultatet e vleresimeve kane qene te nje niveli pergjithesisht te kenaqshem si per SIF 1 ashtu edhe per SIF 2. Bazuar edhe ne keto rezultate KfW eshte duke projektuar nje financim te ri, “Projekti i Ujesjellesave Rurale”




Lista e projekteve te zbatuara
Cikli i projektit
Manuali i procedurave
Trembedhjete fakte për tu ditur për FSHZH-në
Mbeshtetje per qeverisjen lokale