Titulli i Projektit / Programit: PROGRAMI CARDS

Qëllimi:Projektit:
Te mbeshtese Qeverine Shqiptare per nxitjen e zhvillimit te zonave rurale dhe urbane duke permiresuar kushtet e infrastruktures se vogel lokale dhe mbeshtetur procesin e rritjes se anagazhimit te komuniteteve lokale ne procesin e zhvillimit.

Objektivi:
Te rehabilitoje ose ndertoje infrastrukturen e vogel publike lokale dhe te mbeshtese punesimin
Te permiresoje kushtet e jetes te popullsise ne zonat rurale dhe urbane
Te siguroje qendrueshmerine e investimeve te realizuara
Te mbeshtese dhe zhvilloje planifikimet e strategjive rajonale

Përshkrim i Projektit:
Programi CARDS eshte projektuar nga Komuniteti Europian si vazhdim i Programit Phare. Financimet e destinuara per FSHZH pas vonesash te ndryshme proceduriale u bene efektive vetem ne shkurt te 2004. Menyra e shperndarjes, seleksionimit dhe buxhetizimit dhe realizimit te nenprojekteve te ketij Programi ka ndjekur te njejten metodologji te aplikuar nga FSHZH ne Projektet/Programet e financuara nga Banka Boterore. Komponenti social i keitj financimi eshte me i zbeht se Projektet e Bankes Boterore, nga ana tjeter eshte me i theksuar komponenti i ngritjes se kapaciteteve te personelit te qeverise lokale nepermjet trainimeve.

Projekti ka patur komponente kryesore:
Punimet civile te infrastruktures rurale dhe urbane
Studimet mbi planifikimet e strategjive rajonale dhe trainimi
Mbeshtetja per zbatimin e Projektit, asistenca teknike. Tipet e nenprojekteve qe synohen te rehabilitohen jane pothuaj njelloj me ato qe jane trajtuar edhe ne programet e meparshme; kryesisht rruge, e me pak ujesjelles, ndertesa publike, tregje, etj.

Grupet e synuara:
Grupet qe do te perfitojne nga Programi jane; komunitetet e zonave rurale dhe urbane, perfaqesuesit e qeverise lokale.

Aktoret e përfshirë:
Komuniteti Europian, FSHZH, Komunat dhe Bashkite, komunitetet lokale rurale dhe urbane, kompanite e ndertimit.

Buxheti:

16,1 milion EURO

Kohëzgjatja:

2003 – 2007

Komente te tjera: Nepermjet ketij Programi kontraktohen me procedura te pa aplikuara me pare nga FSHZH. Financimi i Komunitetit Evropian per investimet e FSHZH-se ka qene shume i rendesishem. Ne fakt, financimet e Komunitetit Evropian zene rreth 38-40% te totalit te financimeve te FSHZH-se duke qene pothuajse ne te njejtat raporte me financimet e Bankes Boterore.




Lista e projekteve te zbatuara
Cikli i projektit
Manuali i procedurave
Trembedhjete fakte për tu ditur për FSHZH-në
Mbeshtetje per qeverisjen lokale