Përgatitja e Planeve të Punës bëhet rregullisht për çdo donator në bazë të buxhetit në dispozicion dhe kërkesave specifike të donatorit. Kjo përgatitje përfshin ndarjen e buxhetit sipas qarqeve në bazë të popullsisë e varfërisë dhe përfshirjen në plan të nënprojekteve që kanë rezultuar si më fizibël sipas vlerësimit bërë më lart për çdo projekt të propozuar.