Bashkia Sarandë

Bashkia e Sarandës, si njësi e qeverisjes vendore, kujdeset për mbarëvajtjen e qytetit të Sarandës dhe fshatrave Gjashtë, Metoq e Shelegar që në tërësi regjistrojnë një numër prej 41 000 banorësh, ndër të cilët 35 545 jetojnë në qytet. Bashkia ka një shtrirje prej 2 784 hektarësh, ndër të cilat 1 404 ha janë tokë bujqësore, 455 ha pyje e kullota dhe pjesa tjetër zonë urbane e rurale.

Dinamika e lartë e zhvillimeve demografike, ekonomike e sociale po ushtron një presion në rritje për zgjerimin e zonës urbane e rishikimin e kufijve administrativë të njësisë vendore. Trefishimi i popullsisë gjatë 25 viteve të fundit ka bërë që qyteti i Sarandës të ketë një dendësi prej 4 750 banorë/km² dhe ngarkesa urbane e ambientale të jetë 2 herë më e lartë se kufiri normal i lejueshëm i këtij treguesi.

Rritja e shpejtë e sektorit të turizmi ka bërë që një pjesë e rëndësishme e energjive të kanalizohen në këtë drejtim. Rritja e kapacitetit pritës në rreth 20 000 shtretër dhe zgjatja e sezonit turistik mund të konsiderohen arritje të rëndësishme në këtë drejtim. Përmirësimi i shërbimeve dhe përmirësimi i infrastrukturës për aksesimin e trashëgimisë natyrore, kulturore e arkeologjike kanë përmirësuar ofertën turistike.

Krahas turizmit, të rëndësishme janë edhe zhvillimet në sektorët e tjerë ekonomik e social. Në vitet e fundit, rritje të vrullshme njohën edhe industria e ndërtimit, e shërbimeve, peshkimit dhe e agrobiznesit. Në këtë njësi ushtrojnë veprimtarinë e tyre rreth 30 ndërmarrje, filiale e institucione të ndryshme buxhetore si dhe 1 850 subjekte private, një rritje e konsiderueshme kjo krahasuar me 630 që vepronin në vitin 2002. Ka një inventar peshkimi prej rreth 50 anijesh të vogla e të mesme, si dhe kultivohen në vit mesatarisht 15-20 mijë kv midhje. Me rëndësi është edhe sektori bujqësor që realizon një prodhim vjetor prej rreth 10 milion dollarësh, kryesisht në bimët e arave, perimet e në prodhimet blegtorale.


Lista e nenprojekteve prioritare

Nr Emertimi i projektit Vlera e plote e projektit (Leke) Shkarko
1 Ndërtimi dhe Asfaltimi i Rrugës Nr 5 , vazhdim , Lot 2 + Lot 3 260,672,500 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
2 Ndërtimi Shëtitores dhe Integ.vijës bregd. H.Butrint - K.çukës. 1,524,723,200 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
3 Ndërtim-Asfaltim Rrug.H.Freskia-Xhami-Manast. 40 Shenjtorët 58,571,700 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
4 Ndërtimi i Ujësjellsit nga Burimet Tatzatit 1,534,578,657 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
5 Ndërtimi i sistemit të Kanalizimeve e ujërave të zeza në Bashkinë Sarandë 882,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
6 Ndërtim, asfalt. + rjet inxh.rruga Nr.1 Lëkurës 211,200,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
7 Ndërtim, asfaltim i Rrugës "Qazim Demi" 37,127,719 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
8 Ndërtim, asfaltim i Rrugës "Bilal Golemi" 27,059,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
9 Ndërtim shkallareve funksionale qytet Manastiri 40 Shenjtorëve 88,399,794 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
10 Ndërtimi Rrug. nr.1, ndermjet rrug. nr. 5 e rrug nr.6 91,593,700 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
11 Ndërtim, asfaltim i Rrugës Lugu i Dardhës, Lot.2 65,412,713 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
12 Rikonst-asfaltim Rrug. Varreza Publike - Nyje Inerteve Limion 40,228,100 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
13 Rikonst.shtrim rrugës fermerëve Metoq 37,822,269 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
14 Ndërtim, asfaltim Rrug. Nr. 6, Lot.I-rë 507,828,200 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
15 Ndërtim,asfaltim rrug. nr. 47, Lagj. 2, bllok.5 52,140,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
16 Ndërtim, asfaltim rrug. nr. 46, Lagj. 2, bllok.5 21,780,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
17 Ndërtim, shtrim, ndriç. rrugës “Sabri Preveza” 69,564,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
18 Restaurimi i Manastirit të 40 Shenjtorëve 65,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
19 Projekt per rehabilitimin dhe rivitalizimin e mjedisit ne zonat e guroreve Sarande 56,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
19 5,631,701,552