Bashkia Orikum

Orikumi është vend me potenciale turistike dhe turizmi përbën një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, nëpërmjet të cilit banorët sigurojnë të ardhurat kryesore. Për shkak të terrenit edhe blegtoria zë një vend të rëndësishëm në ekonominë vendase, por edhe sektori i bujqësisë mbetet aktivitet kryesor ekonomik pasi mundësitë për zhvillimin e këtij sektori janë të mira, veçanërisht nëse flasim për Fushën e Dukatit dhe të Tragjasit.

Në rajonin e Orikumit gjenden një shumëllojshmëri subjektesh biznesi të vogël të cilat arrijnë në rreth 280 të tilla, ku 40 prej tyre konsiderohen biznese të mëdha. Shumica e tyre janë përqëndruar kryesisht, në të shumtën e rasteve, në Orikum, Dukat dhe Radhimë.

Përsa i përket profilit të bizneseve të mëdha ato janë kryesisht kompani ndërtimi, hotele dhe bar-restorante.

Duhet theksuar se një pjesë e mirë e të ardhurave për familjet në të gjitha fshatrat vjen nga emigracioni. Shumë të rinj janë larguar dhe ende largohen në emigrim. Komunitete të ndryshme të njësisë merren me aktivitete të ndryshme ekonomike. Për shembull në Dukat drejtimi kryesor i ekonomisë është rritja e bagëtive të imëta dhe për këtë fshati Dukat zë vendin kryesor në rrethin e Vlorës. Gjithashtu është zhvilluar edhe vreshtaria. Për fshatin Tragjas edhe pse drejtimi kryesor i ekonomise është blegtoria e imët, vend të rëndësishëm në të ardhurat e banorëve e zë emigracioni.



Lista e nenprojekteve prioritare

Nr Emërtimi i projektit Vlera e plotë e projektit (Lekë) Shkarko
1 Rikonstruksioni i Rruges " Rruga nacionale - Radhime" 174,978,307 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
2 Parku arkeologjik i Orikumit 375,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
3 Restaurimi i Kishes se Marmiroit 36,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
3 585,978,307