Komuna Ksamil

Komuna e Ksamilit, që ka një sipërfaqe prej 1 270 hektarësh dhe një popullsi prej 9 600 banorësh, përfshin në territorin e saj qytezën e Ksamilit dhe fshatin Manastir. Qyteza, që fillimet e krijimit të saj i ka në vitet 70-të, numëronte rreth 1 800 banorë deri në vitin 1990, por pas këtyre viteve numri i banorëve u rrit ndjeshëm.

Një pjesë e madhe e sipërfaqes së Njësisë janë pyje e kullota, rreth 300 ha, ndërkohë që 280 ha të tjerë janë në shfrytëzim për aktivitet agrokulturor. Një pjesë të territorit e zë edhe parku kombëtar i Butrintit. Cilësitë e mira të detit Jon si dhe mjedisi tërheqës e i mirëmbajtur kanë bërë që industria e turizmit të njohë rritje të vazhdueshme.Veç turizmit, sektorë prioritarë janë edhe ndërtimi, peshkimi e frutikultura. Kultivimi i midhjeve, që kryhet nga rreth 55 biznese, ka qenë një mundësi e mirë punësimi krahas peshkimit që kryhet me mjete të lehta dhe me mënyrën tradicionale. Një burim i rëndësishëm të ardhurash për banorët e zonës janë bërë edhe ngritja e shërbimeve për gjatë vijës bregdetare.



Lista e nenprojekteve prioritare

Nr Emertimi i projektit Vlera e plote e projektit (Leke) Shkarko
1 Ndërtim i shëtitores anës detit 49,105,486 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
2 Ujësjellës Ksamil (vazhdim) 35,018,893 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
3 Ujësjellës fshati Manastir (vazhdim) 23,314,481 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
4 Ndërtim-asfaltim rruga “Bilal Xhafer” 7,689,371 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
5 Ndërtim-asfaltim rruga “Mangalen” 10,870,510 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
6 Ndërtim-asfaltim rruga “Isador Dunkan” 23,920,021 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
7 Ndërtim-asfaltim rruga “Naim Frashëri” 21,686,117 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
8 Projekt per rehabilitimin dhe rivitalizimin e mjedisit ne ishullin perballe fshatit Ksamil 98,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
8 269,604,879