Bashkia Konispol

Bashkia Konispol përfshin qytetin e Konispolit dhe fshatin Çiflik. Njësia e qeverisjes vendore, Konispol, shtrihet në një sipërfaqe prej 41 km² në zonën më jugore të vendit. Terrenit, kryesisht kodrinoro-malor, nuk i mungojnë fushat, çka mundëson një zhvillim të kënaqshëm të bujqësisë dhe blegtorisë. Zona është e pasur me burime ujore, megjithëse shumica prej tyre nuk janë të pijshëm.

Popullsia prej rreth 3500 banorë ka si burime kryesore të të ardhurave vetëpunësimin në ekonomitë familjare dhe emigracionin. Mbjellja e agrumeve në fushën e Rrahut ka qenë një tjetër kontribut i rëndësishëm për rritjen e peshës së bujqësisë në ekonominë e zonës.

Infrastruktura rrugore që lidh Konispolin me qendra të tjera apo me rrugët nacionale është në gjendje tejet të keqe, ndërkohë që lë mjaft për të dëshiruar edhe infrastruktura urbane. Nivelet e investimeve në zonë kanë qenë të ulta, megjithëse ka pasur ndërhyrje sporadike.



Lista e nenprojekteve prioritare

Nr Emërtimi i projektit Vlera e plotë e projektit (Lekë) Shkarko
1 Rikonstruksion Qendra e Qytetit Konispol 45,987,503 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
2 Shëtitorja unaza e Buarit 27,438,262 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
3 Rikonstruksion i rrugës së Rahut 12,985,200 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
4 Rikonstruksioni i rrjetit shperndares te ujesjellesit Konispol 115,718,718 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
4 202,129,683