Komuna Finiq

Komuna Finiq, që shtrihet në ultësirën e Vurgut numëron 7 067 banorë të shpërndarë në fshatrat Vrion, Çlirim, Bregas, Karahaxh, Blerimas e Buronjë (Mavropull). Njësia ka një pjesë të madhe të territorit të shfrytëzueshëm si tokë bujqësore me produktivitet të lartë ndaj dhe një numër i madh i banorëve kanë si aktivitet të tyrin parësor bujqësinë. Njësia është afër qyteteve të Sarandës e Delvinës.

Megjithëse në kufijtë e Komunës kalojnë lumenjtë e Bistricës dhe Kalasës, uji mbetet një problem i rëndësishëm për fshatrat e kësaj zone.

Prioritare mbetet nevoja për ndërhyrje që do të përmirësonin infrastrukturën si dhe vaditjen e kullimin e tokave të kësaj zone.

Pasuritë kulturore të zonës ndër të cilat edhe parku arkeologjik i Finiqit krijojnë mundësi të mira për zhvillimin e turizmit, që është kthyer tashmë në një burim të qëndrueshëm të ardhurash. Komuna ka një numër të kënaqshëm biznesesh.


Lista e nenprojekteve prioritare

Nr Emertimi i projektit Vlera e plote e projektit (Leke) Shkarko
1 Rikonstruksioni i rrugës Clirim-Finiq 164,804,732 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
2 Rikonstruksioni i rrugës Finiq-Blerimas 30,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
3 Rikonstruksioni i rrugës Finiq- Bregas 48,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
4 Rikonstruksioni i rrugës Vrion Shelegar 47,250,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
5 Sistemimi rrugor, Ujrat e bardha dhe të zeza në Clirim 45,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
6 Ndërtimi i Rrugës Hyrëse fshati Karahaxh 30,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
7 Rrugë e brendshme fshati Finiq 30,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
8 Rrjeti i brendshëm i Ujësjellësit Finiq 35,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
9 Rrjeti i brendshëm i Ujësjellësit Vrion 25,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
10 Rrjeti i brendshëm i Ujësjellësit Karahaxh 15,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
11 Ndërtimi i Ujësjellësit Finiq 40,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
12 Restaurimi i Parkut Arkeologjik te Finiqit 309,040,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
12 819,094,732