Komuna Dhivër

Komuna Dhivër ka një sipërfaqe prej 12 255 hektarësh ndër të cilat 2 528 ha janë të mbuluara me pyje, 4 487 ha janë kullota, 4 387 ha tokë bujqësore dhe 853 ha për funksione të tjera. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit në Komunë është 1 100 m. Popullsia prej afro 6 400 banorësh jeton në fshatrat Dhivër, Shëndre, Cerkovicë, Janicat, Malcan, Leshnicë e Sipërme, Leshnicë e Poshtme, Memoraq, Rumanxa, Dermish e Navarricë.

Në Komunë është e zhvilluar bujqësia dhe blegtoria.

Nëpër territorin e kësaj Komune me një pozitë të favorshme gjeografike, kalojnë rrugë që e lidhin atë me Sarandën dhe vazhdojnë më tej në Shqipëri. Si e tillë komuna Dhivër ka një pozitë të rëndësishme strategjike në këtë pjesë të vendit.

Furnizimi i banorëve të komunës së Dhivrit me ujë të pijshëm, momentalisht haset me probleme të mëdha. Problem me furnizimin me ujë paraqesin edhe fshatrat që kanë sistemin e ujësjellësit.Kryesisht furnizimi me ujë realizohet me stacion pompimi.



Lista e nenprojekteve prioritare

Nr Emërtimi i projektit Vlera e plotë e projektit (Lekë) Shkarko
1 Rikonstruksion i rrugës Dermish - Memoraq 65,852,705 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
2 Ujësjellës Navarice - Memoraq - Dermish 62,262,248 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
3 Rikonstruksion i rrugës Dhivër - Shëndre - Cerkovicë 175,248,333 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
4 Rikonstruksion Dhivër - Lagja Nr.2 Dekatris 11,220,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
5 Rikonstruksion Degëzim Memoraq - Navaricë 103,896,062 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
6 Rikonstruksion i rrugës së fshatit Dermish 37,458,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
7 Rikonstruksion i qendër fshati – varreza lagja kavallarat 36,600,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
8 Rikonstruksion i rrugës lagja Dhekatris, Dhivër 46,700,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
9 Rikonstruksion i rrugës Cerkovicë (degëzim Leshnicë) - Malcan 87,501,370 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
9 626,738,718