Bashkia Delvinë

Bashkia Delvinë, e cila ka në përbërjen e vet qytetin e Delvinës dhe fshatrat Sopot (Varfaj), Kakodhiq, Lefterohor, Rusan, Vllahat, Bamatat, Stjar dhe Vane, shtrihet në një sipërfaqje prej 5 387 hektarësh.

14 422 banorët e njësisë janë të kombësive shqiptare, greke, rome dhe egjiptiane. Lëvizja e popullsisë drejt qendrave më të mëdha si Saranda dhe Tirana ka ndodhur përkrah emigrimit të banorëve drejt Greqisë e Italisë, por në vitet e fundit është vënë re një përmbysje e këtij trendi.

Zona është e pasur me burime ujore. Infrastruktura rrugore e brendshme dhe ajo që lidh njësinë me qendrat e tjera apo akset e rëndësishme rrugore ka mjaft vend për përmirësim. Rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin si dhe rrjeti i kanalizimit të ujrave të zeza janë funksionalë, por në fshatra shumë familje përdorin gropa septike pasi mungon rrjeti i kanalizimeve të ujrave të zeza.


Lista e nenprojekteve prioritare

Nr Emërtimi i projektit Vlera e plotë e projektit (Lekë) Shkarko
1 Rikonstruksion i rrugës së vjetër hyrëse Delvinë 88,200,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
2 Rikonstruksioni i rrugës Kasapaj-Papuçi-Delvinë 59,486,006 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
3 Sistemimi i rrugëve në lagjen "9 Tetori", Delvinë 21,650,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
4 Rikonstruksioni i rrugës Delvinë – Lefterhor - Sopot 114,384,545 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
5 Ndërtimi i linjës së ujësjellësit Delvinë nga fshati Rusan 178,679,810 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
6 Ndërtimi i ujësjellësit të fshatit Bamatat 22,500,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
7 Ndërtimi i ujësjellësit të fshatrave Sopot dhe Lefterhor 65,827,581 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
8 Ndërtimi i KUZ në fshatin Bamatat 21,180,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
9 Ndërtimi i impiantit të pastrimit të ujit, Delvinë 220,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
9 791,907,942