Komuna Aliko

Komuna e Alikos përfaqëson një njësi të madhe e komplekse, që shtrihet në rreth 11 000 hektarë, kufizuar prej Manastirit të Shën Gjergjit, Liqenit të Butrintit dhe Malit të Milesë nga jugu, bashkisë së Sarandës nga perëndimi, komunës Finiq nga veriu dhe asaj të Dhivrit nga lindja. Relievi i zonës është me kodra të ulta dhe me male me lartësi mesatare.

Sipërfaqja e Njësisë kategorizohet në: sipërfaqje pyjore 2 350 ha, zonë e zhveshur 730 ha, zonë shkëmbore 1600 ha, tokë bujqësore 2 840 ha, kullota 2 800 ha, Liqeni i Butrintit rreth 80 ha, zonat urbane 600 hektarë.

Popullsia prej 9 327 banorësh është e shpërndarë në fshatrat Çukë, Aliko, Çaush, Tremul, Rrahullë, Neohor, Jermë, Pllakë, Qenurio, Dritas, Halo dhe Berdenesh.

Pemëtaria dhe peshkimi janë dy ndër aktivtetet ekonomike kryesore të zonës, por në vitet e fundit një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së aftë për punë u angazhua në fushën e ndërtimit dhe tregtisë. Gjatë viteve të fundit një rritje të ndjeshme ka pësuar edhe turizmi familjar. Njësia ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe arkeologjik që favorizon këtë aktivitet.

Rregullimi i rrugës “Sarandë - Parku Kombëtar i Butrintit” ka përmirësuar aksesin në zonë,megjithëse infrastruktura vazhdon të jetë në nevojë për ndërhyrje.


Lista e nenprojekteve prioritare

Nr Emertimi i projektit Vlera e plote e projektit (Leke) Shkarko
1 Rikonstruksion i rrugëve të brendshme fshati Çukë 30,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
2 Rikonstruksion i rrugëve të brendshme të fshatit Fanar 9,600,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
3 Rikonstruksion i rrugës Rr.Nacionale - Halo 38,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
4 Rikonstruksion i rrugës Rr.Nacionale - Jerme 30,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
5 Rikonstruksion i rrugës Fanar–Neohor-Aliko 100,500,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
6 Rikonstruksion i rrugës Kryq.Rr.Nacionale – Rrahullë 42,700,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
7 Rikonstruksion i rrugës Qenurjo Kokali 24,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
8 Ndërtimi i ujësjellësit rajonal Aliko 78,500,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
9 Rikonstruksioni i rrugës Caush - Aliko 40,000,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
10 Rikonstruksion i rrugëve të brendshme fshati Aliko 18,050,000 Shkarko ne formatin PDF pdf-icon
10 411,350,000