Programi i investimeve Kapitale


FSHZH, në bashkëpunim me Njësite Vendore të Zonës së Bregdetit propozon në këtë program një listë me projekte të investimeve kapitale publike që do të ishin një parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në zonë.

Bashkitë dhe Komunat pjesëmarrëse në Programin e Investimeve:

1. Bashkia Sarandë,
2. Bashkia Himarë,
3. Bashkia Orikum,
4. Bashkia Konispol,
5. Komuna Aliko,
6. Komuna Dhivër,
7. Komuna Ksamil,
8. Komuna Livadhja,
9. Komuna Lukovë,
10. Komuna Markat,
11. Komuna Xarrë,
12. Bashkia Delvinë,
13. Komuna Finiq,
14. Komuna Mesopotam.
15. Komuna Vergo.
Kriteret për paraqitjen e projekteve percaktonin që të ishin prioritare dhe të fokusuara kryesisht në infrastrukturën parësore rajonale e vendore, si, rrugë urbane, rrugë rurale, ujësjellës - kanalizime dhe rikualifikime urbane.

Për të grumbulluar dhe saktësuar të dhënat bazë të projekteve të propozuara, nga ana FSHZH u krye një vlerësim në terren i cili u shoqërua edhe me shqyrtimin e projekteve teknike dhe rivlerësimin e tyre në rastet kur ishte e nevojshme.

Vlen për tu theksuar se shumica e propozimeve të ardhura nga Bashkitë dhe Komunat, kanë qënë të pajisura me projektet teknike dhe preventivat përkatës. Një dosje e detajuar me të dhëna konkrete (mbi 135) është përgatitur si pjesë e këtij ushtrimi.

Projektet e propozuara për financim


Ky plan përmban 136 projekte të infrastrukturës parësore vendore dhe rajonale në një shumë totale prej 16,839,288,034 Lekë, nga te cilat: Punime Civile 16,189,288,034 Lekë, dhe Projektim - Supervizim 650,000,000 Lekë. Projektet e propozuara nga NjQV-të pjesëmarrëse në këtë program në shumicën e tyre kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës parësore të klasifikuara si më poshtë:

a) Rrugët urbane dhe rrugët rurale

zënë pjesën më të madhe të projekteve me rreth 61 % të totalit të përgjithshëm. Kjo shifër domethënëse reflekton gjendjen e infrastrukturës në këtë zonë dhe nevojën imediate për ta permirësuar. Duke marrë në konsideratë faktin se të gjitha NjQV-të pjesëmarrëse në program shtrihen gjatë bregdetit të jugut, tregon dhe një herë se situata e infrastrukturës rrugore jo vetëm që nuk plotëson nevojat e banorëve, por përbën një pengesë serioze për zhvillimin e turizmit.

b) Ujësjellës-kanalizimet

janë grupi i dytë më i madh i propozuar dhe përbëjnë rreth 21 % të totalit të projekteve të propozuara.

c) Projektet e rikualifikimit urban

Grupi i tretë i propozimeve përmban projekte të rikualifikimit urban, siç janë sistemi i shesheve dhe qendrave urbane, me rreth 9 %.

d) Projektet për rehabilitimin dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore

konsistojnë në rivitalizimin e parqeve arkeologjike, monumenteve të kulturës duke i bërë ato të vizitueshme për publikun. Këto projekte zëne rreth 3 % të projekteve të propozuara.

e) Projektet mjedisore

përbëjnë rreth 2 % të projekteve dhe konsistojnë në rehabilitimin e zonave të ndotura dhe të degraduara, duke krijuar një mjedis të pastër dhe ruajtur peisazhin natyror.

f) Projekte të ndryshme

Pjesa tjetër janë projekte të ndryshme si shkollë, qendra kulturore, kanal vaditës, zyra komune, etj me rreth 4 %.

What Others Are Saying