Personat Kyc

Objektivat
Struktura
Partneret
Te dhenat kryesore
Personat Kyc

Benet BECI - Drejtor Ekzekutiv


Lindur ne Tiranë më 25 Janar 1965. Diplomuar më 1987 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Nebraskës-Lincoln në 2003 me temen "Sistemi bankar ne tranzicion, tronditjet dhe mesimet". Me eksperience pune si specialist i larte ne sistemin bankar dhe administrator i kredive te Qeverise Shqiptare nga fondet e huaja.

Ka nisur karrierren profesionale ne vitin 1987 ne Ministrine e Transporteve ne detyren e inspektorit te tarifave dhe standarteve. Ne vitin 1992 ka punuar si ekonomist ne sektorin e marredhenieve me jashte ne Banken Kombetare. Ne vitet 1993-1999 punon ne Banken Kombetare Tregtare duke kryer funksione te ndryshme si: specialist ne Departamentin e Leterkredive dhe financimeve te huaja, specialist ne Departamentin e Administrimit te Fondeve te Huaja, Pergjegjes i Sektorit te Kredise ne Departamentin e Financimeve te Huja. Gjate periudhes Prill 1999 - Qershor 2003 ka vazhduar karrieren profesionale si
Drejtor Financiar ne Fondin e Financimit Rural. Deri ne Ttetor te vitit 2005 ka ushtruar detyren e Drejtorit Financiar ne Unionin e Shoqatave te Kursim Kredise. Duke filluar nga Shtatori i vitit 2005 kryen funksionin e Drejtorit Ekzekutiv te Fondit Shqiptar te Zhvillimit.
Trainuar ne Sistemin Bankar dhe Funksionet e Institucioneve të Kredidhënies, Koncesionet dhe Financa e Projektit për Zhvillimin e Infrastrukturës, Analizën Financiare dhe Menaxhimin Efikas të Institucioneve Mikrofinanciare, Menaxhimin e Riskut dhe Përcaktimin e Normave të Interesit, Forcimin e Rolit të Shoqërive Kursim-Kredi dhe Unionit të Tyre, Menaxhimin e Projekteve.

  • Ka qene Anetar i Komitetit te Kontrollit te Bankes se Kreditit te Shqiperise (Shtator 2005-Janar 2008)
  • Eshte Anetar i Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise qe prej muajit Shkurt te vitit 2008

Tritan BRAHIMAJ - Zv/Drejtor Ekzekutiv dhe Drejtor i Departamentit te Infrastruktures

Lindur ne Tirane me 30 Prill 1972. Diplomuar me 1995 ne Universitetit Politeknik te Tiranes, Fakulteti i Inxhinierisë se Ndërtimit, profili inxhinier Hidroteknik. Me eksperience pune si Projektues, Drejtues dhe Supervizor Punimesh ndërtimi dhe hartues i preventivave dhe situacione te punimeve, ne sektorin privat dhe publik. Trajnuar ne Drejtimin dhe Supervizionin e Punimeve. Kualifikuar prane Qendres Nderkombetare te Trajnimeve e ILO-s ne Torino per: "Project Cycle Managment". Trajnuar nga FIDIC Federata Nderkombetare e Konsulences Inxhinierike ne "Menaxhimi dhe Administrimi i kontratave FIDIC". Drejtor i Departamentit te Infrastrukturës se Fondit te Zhvillimit si dhe zëvendës drejtor Ekzekutiv duke filluar nga Prilli 2007.

Fitnet KOCIAJ - Drejtore e Departamentit te Financës

DRFLindur ne Tiranë më 19 Shkurt 1962. Diplomuar më 1986 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Finance. Me eksperience pune si financiere dhe manaxhere finance ne institucione publike shteterore, Banka dhe  projekte te Bankes Boterore.  Trajnuar per “Sistemin e Ri Kontabel”  nga Keshilli Kombetar i Kontabilitetit , “Procedurat e Disbursimit ne Projektet e Bankes Boterore”, “ECA FM" Joint Disbursement & Financial Management of World Bank”, “Financial Management & Disbursement in IFI-Financed project”, “Project Management in WB – Funded projects: control of project delivery (time, scope, procurement, budget and resources)”. Drejtore Departamentit te Finances se Fondit Shqiptar te Zhvillimit duke filluar nga Janari vitit 2009.

Blendi BUSHATI - Përgjegjës i Njësisë së Planeve të Zhvillimit

blLindur me 10 Maj 1978, Shkoder. Diplomuar ne 2000 ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofi-Sociologji. Studime pas-universitare ne Sociologji dhe zhvillim lokal. Master ne "Menaxhimin e Zhvillimit" nga Qendra Nderkombetare e Trajnimeve e ILO-s dhe Universiteti i Torinos mbrojtur me temen "Zhvillimi i qendrueshem i turizmit ne Alpet Shqiptare". Para pervojes ne FSHZH ka patur pervoje pune ne shoqerine civile. Trainuar ne "Local Development Framework", "Project Management Cycle", "Conflict and peace impact assessment", "Beneficiary Assessment". Punon ne FSHZH qe nga viti 2003, drejton Njesine e Planeve te Zhvillimit Lokal duke filluar nga 2005.

Mirela PIRANJANI - Përgjegjëse e Njësisë së Administratës

mrLindur në Tiranë më 16 Korrik 1965. Diplomuar me 1987 ne Universitetit te Tiranes, Fakulteti i Ekonomise per Statistike. Kualifikim postuniversitar ne Informatike. Me experience pune si konsulente e lire, kordinatore finance dhe administrate, drejtuese e ne sektorin e Thesarit, drejtuese ne sektorin e administrimit te Borxhit te Jashtem. Trainuar ne “Bazat e Ekonomise”, “Analiza makroekonomike”, “Borxhi i Jashtem”, “Administrimi i Kredive dhe Granteve”, “Formulimi i Strategjise se Borxhit, Planifikimi dhe Politikat”, “Riskedulimi i Borxhit te Jashtem” Pergjegjeses se Njesise se Administrates duke filluar nga Qershori i vitit 2006

Ermal ILIRJANI- Përgjegjës i Njësisë së Monitorimit dhe Vlerësimit

Lindur në Shkodër më 17 Janar 1977. Diplomuar me 1999 në Universitetin e Tiranes në Fakultetin e Shkencave Sociale. Me eksperience pune si drejtues i nivelit te larte. Eksperience pune ne fushen e kerkimit social, hartim dhe drejtim projektesh, komunikim dhe mardhenie me publikun. Trajnuar ne "Designing Monitoring and Evaluation Plan", "Capacity Building on Local Development Plans", "Operational Project Planning", "Policy and Project Cycle management in framework of MDG-s, NSSED and SAA", "Public Relations", "Strengthening Local government and Citisens Participation", "Special knowledges on research for Minors emigration phenomena", "Fund Raising" etj. Pergjegjes i Njesise ste Monitorimit dhe Vlerësimit duke filluar nga Shkurti i vitit 2007.