Miratohet Kredia e Bankës Botërore, për Projektin e Rrugëve Dytësore dhe Lokale në Shqipëri

Tiranë me 04-06-2008

Banka Botërore miratoi dje një kredi prej 20 milionë dollarësh për Projektin e Rrugëve Dytësore dhe Lokale në Shqipëri.

Ky projekt synon të përmirësojë hyrjen e shërbimeve themelore dhe tregjeve ekonomike, veçanërisht në zonat rurale duke përmirësuar kushtet e menaxhimit dhe financimin e rrugëve rajonale.

Kostoja totale e projektit është 40 milionë dollarë, 20 milionë prej të cilave vijnë nga kreditë e buta të Bankës Botërore, 15 milionë nga Fondi i OPEC-ut për Zhvillimin Ndërkombëtar dhe 5 milionë do të jepen nga qeveria shqiptare.

Zbatimi i këtij projekti do të bëhet nga Fondi Shqiptar I  Zhvillimit, i mbështetur nga një komision mbikëqyrës i krijuar nga Ministria e Punës Publike, Transporiti dhe Telekomunikacioneve.

Programi ne total është parashikuar te përfshijë deri 1000-1500 km rruge rajonale dhe lokale.Vlera totale e projektit parashikohet të jetë rreth 420 milion USD dhe ne projekt do te përfshihen një sërë donatorësh si Banka Botërore, Bashkimi Evropian, Banka Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve etj