Zëvendës Presidenti i ri i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore Z. Philippe Le Houérou kreu vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri ne datat 12-16 Janar,
Qëllimi kryesor i vizitës se tij ishte fillimi i diskutimeve dhe konsultimeve për Strategjinë e Partneritetit me Shqipërinë për 3-4 vitet e ardhshme.
Gjate vizitës se tije katër ditore ne Shqipëri, z. Le Houérou vizitoi edhe kantierin e ndërtimit te segmentit rrugor rajonal Berat-Sinje, pjese e projektit “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, financuar nga Banka Botërore. Ne kete vizite, z. Le Houérou shoqërohej edhe nga znj. Jane Armitage, Drejtoreshë për Vendin dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore në Bankën Botërore, si edhe znj. Camille Nuamah, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri. Përfaqësuesit e Bankës Botërore, u priten nga z. Pelivan Shatri, kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, dhe z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar te Zhvillimit.
Pasi u njoh me detajet e projektit si dhe me ecurinë e deritanishme te punimeve ne këtë segment, por edhe te projektit ne përgjithësi, Z. Le Houérou u shpreh se: “ Ky segment rrugor qe po shohim, ka për te pasur nje impakt mjaft pozitiv ne dhënien e një impulsi zhvillimi për zonën, veçanërisht ne zhvillimin e prodhimit bujqësor. Ne fjalën e tij, ai shprehu gjithashtu kënaqësinë per ecurinë shume te mire te Projektit te “Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, koordinimit te suksesshëm te tij, si edhe disbursimeve te shpejta qe janë kryer nga FSHZH.
Ne fjalën e tij z. Beci, falenderoi Bankën Botërore per mbështetjen e dhënë deri me sot ne projektet për zhvillimin e vendit, dhe veçanërisht ne rolin e luajtur nga Banka Botërore ne projektin “Rrugët Dytësore dhe Lokale”, jo vetëm si financues, por edhe si katalizator dhe koordinator te një grupi te madh donatoresh qe i janë bashkuar atij.
Projekti “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, bashkë financuar nga Banka Botërore dhe donatore te tjerë ne nje vlere prej rreth 400 milion USD, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si edhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit te rreth 1500 km rruge.
Aktualisht janë ne proces implementimi 210 km rruge rajonale dhe lokale me një buxhet prej 107 milion USD. Gjate vitit 2010, parashikohet qe te jene rehabilituar apo te jene nen rikonstruksion 340 km rruge. Janë hartuar projektet teknike dhe dokumentacionet për prokurimin e 400 km, si edhe është përfunduar me sukses inventarizimi i 3500 km rruge rajonale dhe lokale duke ndërtuar një program qe do te ndihmoje veçanërisht ne prioritizimin e investimeve bazuar ne kritere objektive teknike.
Per vitin 2010 ketij projekti do ti bashkengjiten edhe financimet e BERZH, BEI, IDB dhe programi IPA, qe do te plotesojne buxhetin total te projektit me nje fond prej 238 milion USD duke e cuar shumen totale te projektit ne 335 milione USD.
| |