Tiranë më, 21 prill 2010 - Departamenti i Zhvillimit Rajonal fillon ciklin e trajnimeve për Komunat pėrfituese të Projektit "Punët në Komunitet III"

Mbështetje për shndërrimin e Planeve të Zhvillimit Lokal në Instrumente konkrete zhvillimi

Në kuadrin  e projektit “Punët në Komunitet III”, Departamenti i Zhvillimit Rajonal ka asistuar 16 komuna duke ofruar asistence teknike në formën e hartimit të PZHL-ve (Planeve te Zhvillimit Lokal) ose planeve të tjera sektoriale si dhe investime në infrastrukturë. Ky projekt ka si qelllim permiresimin e cilesise se jeteses se popullsise rurale te vendit  nepermjet hartimit te planeve te zhvillimit lokal te komunave  të cilat kanë potenciale të zhvillimit ekonomik, veçanërisht në turizëm.

Duke filluar nga java e pare e prillit 2010, Departamenti i Zhvillimit Rajonal po zhvillon një sërë trajnimesh me te gjitha komunat pjesëmarrëse ne projekt duke pasur si synim që të maksimizojmë përfitimin nga PZHL-të dhe duke dashur t’i kthejë ato në instrumente konkretë zhvillimi.

Ne këto trajnime marrin pjesë përveç lidershipit të Komunës edhe përfaqësues të Këshillit të Komunës, përfaqësues të Departamentit të Financës, përfaqësues të Departamentit të Urbanistikes, përfaqësues të sektorit Juridik, sektorit te Zhvillimit dhe projekteve, përfaqësues të Zyrës së Taksave, sektorit te Bujqësisë etj...

Temat që po trajtohen në këto trajnime kanë të bëjnë me buxhetimin e planeve te zhvillimit dhe programet afatmesëm të zhvillimit në nivel vendor, performancën në nivel vendor, planin e Investimeve Kapitale dhe Fondin e Zhvillimit të Rajoneve.

Tema po mbahen nga stafi i Departamentit te Zhvillimit Rajonal dhe janë te shpërndara në dy ditë për çdo komunë.

Modulet e trajnimit synojnë që në përfundim të trajnimeve komunat të jenë të afta të përfshijnë objektivat dhe projektet e identifikuara në PZHL-të, në Programe Buxhetore Afatmesme (PBA), të cilat ti përgjigjen standarteve të caktuara të performancës në nivelin lokal duke konkretizuar anën financiare me dokumentet teknike të projektfishave të gatshme te hartuara në kuadrin e Planeve të Investimeve Kapitale.  Po kështu pas përfundimit te këtyre trajnimeve komunat do te jene te informuara me gjerësisht ne lidhje me Fondin e Zhvillimit te Rajoneve dhe do te njohin me mire praktikat e aplikimit për këtë instrument te rëndësishëm.

Në trajnime po gërshetohet pjesa teorike me atë praktike duke angazhuar pjesëmarrësit ne trajnim me zgjidhjen e problemeve konkrete te evidentuara nga planet e tyre te zhvillimit ose dokumenta te tjerë strategjike te përgatitur nga komuna.

Trajnimi i pare u zhvillua ne ambientet e Komunës Tregan me stafin e kësaj komune ne datat 7 dhe 8 Prill 2010.
Fale bashkëpunimit me lidershipin e Komunave trajnimet po vazhdojnë në të gjitha komunat e tjera dhe do të përfundojnë afërsisht deri ne javën e parë të qershorit.