Te henen me date 15 Dhjetor punonjesit e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, ju pergjigjen vullnetarisht fushates se Kryqit te Kuq me moton "Dhuroni gjak dhe Shpetoni nje jete". Kjo iniciative e Punonjesve te Fondit Shqiptar te Zhvillimit (FSHZH) eshte nje ndihme e drejtperdrejte per femijet shqiptare qe vuajne nga talasemia.
Dhurimi i gjakut eshte nje veprim human, nje gjest i thjeshte por qe ndihmon dhjetera femije talasemik ne nevoje per transfuzion apo shpeton jeten e qytetareve qe hyjne ne operim.
 |
 |
Punonjesit e FSHZH-se jane pjesemarres per here te pare ne fushaten e dhurimit te gjakut, duke dhene nje kontribut sado modest ne perhapjen e mesazhit te rendesishem te dhurimit te gjakut.
Gjate aktivitetit te djeshem, qe u zhvillua ne zyrat qendrore te FSHZH-se, u theksua rendesia e dhurimit vullnetar te gjakut ne kushtet e nje kerkese perhere e ne rritje, te ciles spitalet tona nuk arrijne ti pergjigjen.
Vleresohet se pervec rasteve te emergjencave, jane rreth 500 femije nga gjithe Shqiperia qe vuajne prej semundjes se talasemise dhe varen prej gjakut te dhuruar per te jetuar si gjithe femijet e tjere.
| |