Nje grup pune nga Keshilli i Ministrave dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit zhvilluam nje takim pune ne komunen e Gracanices te Republikes se Kosoves. Ky takim u realizua ne kuadër te përzgjedhjes te projekt propozimeve te Komunes Gracanice lidhur me investimet qe do te financohen nga ndihma 400 mije euro qe Qeveria Shqiptare ka planifikuar per të ndihmuar komunat e reja të krijuara në Kosovë.
Nga pala Shqiptare ne kete takim moren pjese Ylli Asllani, Këshilltar per Pushtetin Vendor, Islam Lauka, Ambasadori i Shqiperise ne Kosove, Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-se si dhe koordinatoret prane FSHZH per investimet komunitare Tritan Brahimaj, Erik Qirjaqi. Nga pala Kosovare ishin prezent: Deputeti dhe kryetari i Partise Liberale Sllobodan Petrovic, Kryetari i Komunes Gracanice Bojan Stojanovic si dhe pjesetare nga stafi i tij.
Gjesti i ndihmes se Qeverise Shqiptare eshte cilesuar ne kohen e duhur dhe percjell mesazhe konkrete te prosperitetit. Per kete aresye eshte pritur me simpati dhe mirenjohje te vecante nga komuna Gracanice dhe komuniteti.
Komuna e sapo formuar ka rreth 20 mije banore kryesisht te komunitetit Serb. Ndihma e Qeverise Shqiptare perben nje shtyse te konsiderueshme ne perpjekjet e saj per permiresimin e jetes se qytetareve por sidomos per krijimin e nje klime bashkepunimi midis etnive ne kete komunitet.
Komuna kishte përgatitur paraprakisht nje plan-veprimi me projekt ide konkrete ne fushen e investimeve. Mbi kete baze u perzgjodhen kater prej tyre, projekte te cilat kane impakt jo vetem ne investime komunale por dhe ne krijimin e nje klime mirekuptimi dhe harmonie midis komuniteteve.
Takimi u zhvillua ne nje fryme miqesore e bashkepunuese dhe krijoi te gjitha kushtet per nje partneritet me te gjere e afatgjate.
| |