Tiranë më 18 Mars 2010 - Kryeministri Berisha, inaguron fillimin e punimeve per rikonstruksionin e rruges: “Rruga Nacionale - Preze”

Sot ne fshatin Preze te qytetit te Tiranes Kryeministri i Shqiperise Z. Sali Berisha, ne prezence edhe te Ministrit te Drejtesise e deputetit te kesaj zone Z. Bujar Nishani, drejtorit te Fondit Shqiptar te Zhvillimit Z. Benet Beci, Kryetarit te Komunes Preze Z. Ahmet Halili, si edhe te drejtuesve te tjere vendore, kreu ceremonine e inagurimit te fillimit te punimeve per Rikonstruksionin e rruges : “Rruga Nacionale - Preze”. Rehabilitimi i ketij segmenti rrugor financohet nga Banka per Zhvillim e Keshillit te Evropes ne kuader te Projektit “Rruget Dytesore e Lokale”, qe po implementohet prej Fondit Shqiptar te Zhvillimit.

Ne fjalen e tij Z. Berisha njohu te pranishmit me ecurine e ketij projekti, si edhe uroi banoret per kete investim te ri qe ata do te perfitojne. Nder te tjera kryeministri pergezoi Drejtorin Ekzekutiv te FSHZH-se, Z. Beci duke u shprehur se: “Projektuesi dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit qe eshte investitori, nuk jane kursyer për të hartuar një projekt rrugor qe eshte nje nder me te bukurit në Shqipëri".

Investimi per kete projekt bashkekohor i sherben 6700 banoreve te komunes Preze, si edhe njekohesisht do te jete nje shtyse e fuqishme per promovimin e turizmit lokal dhe atij te huaj, duke kontribuar gjeresisht ne permiresimin e kushteve te jeteses se ketyre banoreve dhe duke rritur frekuentimin e zones nga turiste potencial.

Segmenti rrugor, lidh rrugen Nacinale me qendren e komunes dhe Kalane Preze. Vlera e ketij projekti eshte 176 milione leke. Rruga e re, qe eshte e gjate 3.2 km, do te kete nje gjeresi prej 5 metrash nga 3 m qe eshte aktualisht. Gjithashtu ne projekt jane parashikuar edhe sistemimi i ndricimit rrugor ne te gjithe gjatesine, sinjalistika horizontale dhe vertikale e shoqeruar me nje sistem te larte sigurie , bankina per kembesoret, barriera mbrojtese metalike dhe me mur guri.

Segmenti rrugor ne te cilin u filluan punimet, eshte pjese e projektit “Rruget dytesore dhe Lokale”projekt i bashkë financuar nga Banka Botërore dhe donatore te tjerë ne nje vlere prej rreth 400 milion USD. Ky projekt synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si edhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit te rreth 1500 km rruge.