Gerdec - Vore, 14 maj 2010 - Organizohet “Dita e Donatoreve” nga Shkolla 9 Vjecare “Gerdec”

Sot, ne Shkollen 9 Vjecare “Gerdec”, vetem pak kilometra larg qytezes se Vorës u organizua aktiviteti “Dita e Donatoreve”.

Rreth dy vjet më parë, pas tragjedisë së Gërdecit, shkolla e këtij fshati u shkatërrua plotësisht. Sot me ndihmën e donatorëve si Vodafone Albania, Fondit Shqiptar i Zhvillimit, OSBE, Bashkia Vore etj, fëmijët e Gërdecit po zhvillojnë mësimin rregullisht në mjediset e shkollës 9 vjeçare te rikonstruktuara me standarte europiane.

Falë investimit te bere nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit shkolla 9 vjeçare “Gërdec” është pajisur me banka, tavolina e karrige per nxenesit e mesuesit si dhe pritet qe se shpejti te filloje puna per rikonstruksionin e ambjenteve te jashtme e terreneve sportive te kesaj shkolle. Nga donatoret e tjere, kjo shkolle eshte pajisur me laboratorë shkencorë, sallë interneti, mjedise të veçanta për fëmjët parashkollorë, bibliotekë, etj.

Në ceremoninë e organizuar nga stafi pedagogjik i kesaj shkolle, moren pjese: Ambasadori i OSBE në Tiranë, Z. Robert Bosch, kryetari i Bashkisë Vorë, Z. Fiqiri Ismaili, perfaqesues nga FSHZH, Vodafone Albania, Kryqi i Kuq Shqiptar etj. Per te pranishmit, nxenesit e talentuar te kesaj shkolle kishin organizuar dhe nje koncert festiv me kenge, valle, recitime etj.