Gjate datave 10 - 12 Mars 2010 ne fshatin turistik Razem te Shkodres, Fondi Shqiptar i Zhvillimit organizoi aktivitetin e pervitshem te Analizes Vjetore 2009. Ne kete aktivitet ishin te pranishem te gjithe punonjesit e ketij institucioni. Ky aktivitet u zhvillua ne 2 dite dhe cdo departament prezantoi punen e realizuar sipas planeve te punes gjate vitit 2009.
Gjate ketij takimi u diskutua per arritjet e veshtiresite e hasura gjate punes, kryesisht per ecurine e projekteve e ne vecanti te projektit "Rruget Dytesore e Lokale", financuar nga Banka Boterore. Gjithashtu, u diskutuan dhe objektivat kryesore te cdo departamenti/njesie per vitin 2010.
Nje nga elementet e rendesishem qe u paraqit gjate ketij aktiviteti ishte dhe prezantimi i Strategjise Afatmesme te FSHZH-se. Kjo strategji i pergjigjet nevojave te Fondit Shqiptar te Zhvillimit per te konsoliduar aktivitetin institucional ne pergjigje te evoluimit te kontekstit te zhvillimeve te decentralizimit e zhvillimit rajonal.
Ky dokument strategjik do te kontribuoje ne konsolidimin e statusit te FSHZH-se si nje agjensi lider ne nivel kombetar per zhvillimin te qendrueshm social ekonomik ne nivel lokal dhe rajonal.
| |