Më datë 10 Korrik 2007, bashkia e Pukës organizoi një aktivitet sportiv-kulturor me rastin e inaugurimit të stadiumit të këtij qyteti. Ky stadium u realizua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me fonde të KfW-së gjermane dhe të programit CARDS të Bashkimit Evropian. Investim i kryer ne qytetin e Pukës ka vlerën e rreth 46 milion lekëve, dhe përfshin ndërtimin e fushës, tribunës, shkalleve, dhomave të zhveshjes, ndriçimin si edhe rrethimin e jashtëm me një kapacitet prej 750 vendesh. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë Kryetari i Bashkise Pukë z. Rustem Strugaj, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit z. Benet Beci, Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të projekteve CARDS z. Artur Zaja , Presidenti i FSHF-së z. Armando Duka, Nënprefekti i Pukës si edhe figura të rëndësishme lokale të sportit, biznesit etj. Ne fjalën përshëndetëse Kryetari i bashkise Pukë falënderoi Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe donatoret për këtë investim si edhe për mbështetjen e vazhdueshme qe japin ne mbështetje të pushtetit vendor në përgjithësi, dhe në veçanti për zhvillimin e qytetit te Pukës.
Z. Beci, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit theksoi faktin se ky institucion është në zbatim të strategjisë së qeverisë shqiptare për mbështetjen e pushtetit vendor në përmbushjen e funksioneve të veta. Ai gjithashtu theksoi se FSHZH do te vijoje te mbështes pushtetin vendor jo vetëm me investime, por edhe ne rritjen e kapaciteteve te pushtetit vendor, veçanërisht ne kuadër te decentralizimit. Ne fjalën e tyre te ftuarit e tjerë përgëzuan Fondin Shqiptar te Zhvillimit dhe donatoret për interesimin e treguar ndaj futbollit si dhe shprehen kënaqësinë që ekipeve të futbollit shqiptar përherë e me tepër po ju krijohen kushte bashkëkohore për stërvitje dhe pjesëmarrje në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vijim u mbajt një program artistik i organizuar nga bashkia si dhe u zhvillua një ndeshje miqësore midis ekipit vendas dhe ekipit te Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Topin e pare që inauguroi edhe fushën e re e shkelmoi z. Sabah Bizi ish-futbollist i shquar i Vllaznise se Shkodrës. I gjithë aktiviteti u ndoq me kënaqësi nga qytetaret e Pukës që kishin mbushur shkallet e stadiumit te ri.
Të dhëna për projektin
Donator: CARDS dhe KfW
Sip. e fushës: F=13 300 m2
Sip. ambienteve: 833 m2 (2 kate )
Vlera: 46 milion Leke
Projekti përfshin: drenazhimin e fushës, shtresat, mbjellje bari, vendosje bordurash, ndërtimin e pistës me 4 korsi, rrethimin e fushës, ndriçimin dhe ndërtimin e shkalleve, dhoma e mjekut, dhome e gjyqtareve, 2 dhoma për ekipet, 2 ambiente dushesh, 2 ambiente fitness , recepsioni, 2 zyra ne katin e sipërm e 2 ne katin e sipërm, një depo dhe tribuna e stadiumit.