Grantet konkuruese 2007

Fondi Shqiptar i zhvillimit është përzgjedhur nga Qeveria Shqiptare si konsulent teknik për grantet konkuruese. Duke filluar nga viti 2005, Qeveria Shqiptare po aplikon një formë të re mbështetjeje për pushtetin lokal, e cila bazohet në identifikimin e projekteve prioritare dhe konkurimin e tyre në bazë të vlerësimit me pikë. Këtë vit vlerësimi i projekteve dhe formulimi i listës së pikëzimit i është ngarkuar FSHZH-së. Gjate muajit të fundit është hartuar një metodologji vlerësuese për këtë qellim. Kjo metodologji është bazuar në eksperiencën e suksesshme që FSHZH ka pasur në realizimin e përzgjedhjes për projektet e Bankës Botërore gjatë vitit 2006. Duke filluar nga 4 maji, 5 ekipe me specialistë të FSHZH-së janë duke realizuar në terren vlerësimin me pikë të rreth 700 projekteve të infrastrukturës rrugore. Ky vlerësim do te përfundojë më 18 Maj.