Ftese oferte per shprehje interesi per Rruget Dytesore Lokale seksioni “Ura e Goricës – Fshat Mbreshtan”, Berat

4 Lajme
3 Prokurime
2 Oferta Punësimi
1 Arkiva e lajmeve

 


FTESE PER SHPREHJE INTERESI

Fondi Shqiptar i Zhvillimit për llogari të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Boterore dhe OPEC Fund for International Development (OFID)për Projektin “Përmirësimi i rrugëve dytësore dhe lokale”. Një nga seksionet e financuara ne kuader te ketij projekti është edhe seksioni “Ura e Goricës – Fshat Mbreshtan”, Berat, (Kontrata WL-Rec 01). Kjo përfshin ndërtimin e një rruge të re të asfaltuar  prej 7,738 km nga Berati në Fshatin Mbreshtan. Ky seksion përfshin gjithashtu urën historike të Velabishtit, një monument kulturor, i papërshtatshëm për të përballuar ngarkesën e trafikut, prandaj do të zëvendësohet me një urë të re tombino 46 m të gjatë, si dhe 70 m rrugë shoqëruese. Ndërtimi i ri do të kalojë mbi përroin e Velabishtit, pranë urës së vjetër, e cila gjithashtu do të rikonstruktohet. Projekti ndodhet në Komunën e Velabishtit, Qarku Berat.
Shërbimet përfshijnë:
përsa i përket ndërtimit të urës së re dhe rrugëve shoqëruese :

  1. Përgatitjen e një Raporti të Thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe anën sociale.
  2. Një plan menaxhimi për mjedisin dhe anën sociale
  3. Një plan veprimi për shpronësimet

si dhe:

  1. Një raport të thjeshtuar të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe anën sociale
  2. Një plan menaxhimi për mjedisin dhe anën sociale

për rikonstruksionin e Urës ekzistuese të Velabishtit në komunën Velabisht, Qarku Berat.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit fton  konsulentë të përshtatshëm (kompani të licensuara për vlerësimin e ndikimit në mjedis), që të shfaqin interesin e tyre në dhënien e këtyre shërbimeve.

Kompanitë e interesuara duhet të japin informacion që ata janë të kualifikuar të ofrojnë shërbimet e kërkuara duke përshkruar në shprehjen e interesit detyra të ngjashme, eksperiencë në kushte të ngjashme,  CV të ekspertëve që do të angazhohen për zbatimin e kontratës.

Shprehjet e Interesit duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme ose me e-mail deri më datë 25 Maj 2010, ora 16.00.

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Rr. “Sami Frasheri”, Nr. 10,
Tirana, Albania.
Tel/Fax: +355 4 22 34 885
E-mail: adf@albaniandf.org
web site: www.albaniandf.org